E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agolli merr titullin Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranes

Shkrimtari i filozofisë së jetës, Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.

Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”.

Agolli shquhet për stilin origjinal dhe novator, duke krijuar emrin e njërit prej shkrimtarëve më të talentuar të letërsisë sonë bashkëkohore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›