Agoni lë shtëpinë e "Big Brother"
Edhe spektakli i kësaj të shtune ka qenë i mbushur plot me surpriza. Në vëmendje nuk kanë qenë vetëm katër të nominuarit, por edhe pjesa tjetër e banorëve të "Big Brother". Por njëkohësisht ka sjellë edhe të larguarin e dytë të spektaklit më të madh. Agoni ka lënë përfundimisht shtëpinë dhe garën për të fituar 70 mijë euro. Aida, Arjoni dhe Adela vazhdojnë lojën.
Kjo javë ka zbuluar diçka më shumë për disa banorë dhe ka lënë gjëra të pasqaruara për të tjerët. Një prej tyre ka qenë Pavlini. Gjatë javës, ai ka rrëfyer pak nga historia e jetës së tij, se ka kohë që nuk e ka parë vajzën e madhe dhe ka hyrë në shtëpinë më të madhe vetëm dy ditë pasi ka lindur fëmija tjetër. Ndonëse gjatë spektaklit Arbana ka tentuar ta sqarojë historinë e tij, Pavlini sërish i ka lënë gjërat e paqarta. Sipas tij, historia është e komplikuar dhe ka lidhje me Kanunin. Por gjithashtu ka vënë në dukje se do të dëshironte t‘i jepte një mundësi bashkëshortes dhe vetes për ta ndërtuar sërish familjen. Familjarë dhe miq të konkurrentëve kanë qenë të pranishëm në studio për t‘i mbështetur. Ingrid Gjoni ka qenë e pranishme për Aidën. Për të, Aida është po ajo vajza që njohin jashtë shtëpisë dhe nuk mendon se ajo kërkon të përfitojë mbështetjen e publikut me fatkeqësinë e saj familjare. Në studio ka qenë edhe e eliminuara e parë, Erjona.
Mimoza dhe Poli
Fakti që Mimoza dhe Bjordi janë quajtur çifti i shtëpisë, duket se nuk e ka bërë të ndjehet mirë vajzën nga Kosova. Kjo për faktin se jashtë shtëpisë së "Big Brother", Moza është e lidhur me Polin, tashmë i njohur si ish-konkurrenti i këtij show. Ndonëse para hyrjes në shtëpi, të dy kishin bërë një pakt që të mos tregonin për lidhjen e tyre, në dhomën e rrëfimit Moza ka pranuar se është ndjerë sikur ka gënjyer veten, Polin dhe familjen e saj. Poli ka treguar se ata kanë komunikuar për të mos bërë asgjë publike, por ka qenë Mimoza ajo që e ka thyer e para këtë pakt, duke u treguar për lidhjen disa prej vajzave. Poli e ka pohuar në studio se janë të lidhur, se ai e ka puthur dhe se Moza nuk i ka dhënë shkas deri më tani të ndjehet xheloz.
Miss dhe Mister "Big Brother"
Kjo ka qenë një tjetër surprizë e "Vëllait të Madh". Djemtë në dhomën e rrëfimit kanë zgjedhur Adelajdën si Miss të shtëpisë. Ndërsa emri rezervë, apo siç e kanë quajtur shoqëruesja e parë e Miss-it është zgjedhur Mimoza. E njëjta zgjedhje u është kërkuar edhe vajzave. Por në krahasim me djemtë, ato kanë qenë më të dyzuara. Si përfundim, Dritani është zgjedhur Mister, ndërsa shoqërues Bjordi. Por Adelës dhe Dritanit i ka takuar të realizojnë gjysmën e dytë të provës së javës.
Banorja e re
Ajo nuk ka hyrë nga dera si gjithë konkurrentët e tjerë. Arbana e ka prezantuar si veterineren që do të japë vendimin nëse banorët janë kujdesur mirë për Tean dhe Sonjën, dy lopët. Mesida është banorja e re brenda shtëpisë së "Big Brother". Për të nuk ka pasur një klip prezantues. "Vëllai i Madh" ka menduar që banorët dhe teleshikuesit ta njohin vetë atë.
Bjordi lexon letrën e të atit
Bjordi nuk e ka njohur të atin. Gjatë javës, ai ka rrëfyer se ishte momenti që ta njihte. Por ndërsa publiku e ka dëgjuar letrën që ai i dërgonte nga Gjermania, autorët e programit gjykuan që duhej të gjendej momenti i përshtatshëm. Ishte e ëma e tij, Antoneta, ajo që i ka çuar letrën brenda shtëpisë. Ishte një çast i vështirë për të dhe shumë mallëngjyes për Bjordin. Ai ka derdhur edhe lot, ndërkohë që edhe banorët brenda shtëpisë e kanë ndjekur me shumë emocion leximin e letrës. Sapo Bjordi është ndarë nga e ëma, ata i kanë qëndruar pranë.