Rikthimi i Ansamblit të harruar
Kanë kaluar 18 vite që është mbyllur veprimtaria e një ndër institucioneve më të rëndësishme e ndër të parët e artit shqiptar, Ansamblit Artistik të U.P. Kanë kaluar gati 60 vite nga koha e ngritjes dhe formimit të tij e që mbas viteve ‘90 të shekullit të kaluar, është lënë në harresë sikur të mos kish ekzistuar fare.
Ansambli Artistik i Ushtrisë është institucioni që për 40 vite dha kontribute të rëndësishme në zhvillimet e artit muzikor kombëtar, e që shërbeu si laborator, prej nga dolën me dhjetëra artistë që iniciuan e formuan institucione të rëndësishme si Filarmonia Shqiptare, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Ansambli Kombëtar i Valleve dhe Këngëve Popullore. Ansambli Artistik i Ushtrisë vjen në kujtesën tonë në librin "Trupa e Valleve të Ushtrisë dhe Adriatik Metuli" (punim monografik) i autorit Ferdinand Ndocaj, botuar nga shtëpia botuese "Lilo", shkurt 2009. Ky punim vjen i vlerësueshëm si një kontribut i domosdoshëm për historinë e kulturës sonë muzikore. Është i pari dhe i vetmi botim që hedh dritë mbi rrugën e gjatë e të bukur të një prej institucioneve pioniere të artit muzikor shqiptar Ansamblit Artistik të U.P. e veçanërisht grupit koreografik dhe koreografit të respektuar, Adriatik Metuli.
Që në hyrje të punimit, autori nënvizon: "Pa të djeshmen, e sotmja bëhet e zbehtë, bëhet kaotike dhe kjo gjendje vazhdon deri në momentin e hedhjes së atyre themeleve që mund të konsiderohen të qëndrueshme", e më poshtë shton: "... është e nevojshme që spiralja e zhvillimit, të kthejë shikim edhe në linjëzimet e asaj të kaluare që segmenton zanafillën". Autori i librit, z. Ndocaj, e ka përmbledhur punimin në 240 faqe dhe e ka ndarë në njëmbëdhjetë kapituj të shoqëruar nga hyrja dhe mbyllja. Libri është i pasuruar me fotografi, statistika, dokumente e të dhëna autentike, që dëshmojnë për një përkujdesje të jashtëzakonshme, përkujdesje që për nga prezantimi i tyre dhe artikulimi gjuhësor, të sjellin në memorie përkushtimin e rregullshmërinë e koreografit Metuli. Pavarësisht se libri i kushtohet një segmenti të veprimtarisë së institucionit, koreografisë, ai hedh dritë për zanafillën e historisë së kësaj trupe, që nga kori partizan i krijuar në Opar, e në vazhdim përshkruan rrugën e formëzimit e plotësimit të tij me përbërësit e tjerë si: grupi koreografik, orkestra, solistët e drejtuesit. Në libër vlerësohet gjerë, kontributi i iniciatorit të këtij ansambli, "Artistit të Popullit", kompozitorit Gaqo Avrazi, e një radhë drejtuesish të tjerë si: Koço Uçi "Artist i Merituar", Çesk Zadeja "Artist i Popullit", Nikolla Zoraqi "Artist i Popullit", Gëzim Kaceli "Artist i Merituar", K. Laro "Artist i Merituar", S. Rroi e veçanërisht në të, z. Ndocaj ka të fokusuar aktivitetin e grupit të valleve dhe të koreografit të shquar, mjeshtrit Adriatik Metuli.
Duke filluar nga kapitulli i parë e në vazhdim, F. Ndocaj përshkruan imtësisht e plot ndjenjë, formëzimin, rritjen artistike, shtrirjen e aktivitetit të grupit në mbarë vendin. Emrat e solistëve N. Krasniqi "Artist i Merituar", V. Gjora "Artiste e Merituar", A. Janku "Artist i Merituar", vijnë në libër të portretizuar si tregues cilësorë të këtij kolektivi artistik. Kështu, realizimi dinjitoz i valleve në filmin artistik "Skënderbeu", ka dhe kontributin e grupit koreografik të Ansamblit Artistik të U.P. dhe koreografit A. Metuli, krahas artistëve të Operës e të koreografëve P. Kanaçi e G. Kaceli. Në këto valle të fiksuara në celuloid, dallon lehtazi çiftin Metuli, Adriatikun e Vitën, që koreografia i lidhi e bashkoi përjetësisht.
Opusi i veprimtarive të kësaj trupe, krahas në Shqipëri, në libër gjen shtrirje të gjerë edhe në shumë veprimtari ndërkombëtare si në Rusi, Kinë, Kore, Mongoli, Vietnam, etj. Krahas profilit të ansamblit, grupi koreografik arriti të formojë në vite edhe një profil të rëndësishëm, interpretimin e valleve popullore shqiptare. Kështu ky grup u bë bërthama kryesore e ansamblit artistik "Dajti", ansambël që dha kontribute të mëdha brenda vendit e sidomos jashtë Shqipërisë. Adriatik Metuli, që në adoleshencë, e lidhi jetën e tij me artin koreografik. Adriatiku u rrit e u formua bashkë me trupën e valleve të Ansamblit Artistik të U.P. Kualifikimi i lartë që ai kreu në Rusi pranë ansamblit "Aleksandrov" do t‘i krijonte hapësira për një cilësi më të lartë artistike mbas kthimit në atdhe, në koreografinë tonë. Në opusin krijues të tij, përfshihen 94 krijime koreografike të formave e karaktereve të ndryshme. Në leximin e titujve të krijimtarisë së A. Metulit vërehet një larmi e madhe tematike, që nga krijimet me përmbajtje për ushtrinë, ato me karakter epik e lirik, e deri te krijimet humoristike e pllakateske. Lënda e tij koreografike shtrihet në një gjeografi, ku përfshihen gjithë zonat etnokulturore shqiptare, duke përfshirë vallet e Jugut, Shqipërisë së Mesme, Veriut e deri në vallet e trojeve jashtë vendit. Për të bërë më të ndjeshëm e më të logjikshëm punimin monografik, autori na njeh në libër dhe me biografinë e prejardhjen e familjes Metuli. Prindërit, gruaja e vajzat e çiftit Metuli, janë fokusuar si një ornament, që sjellin ngrohtësi e intimitet në libër. Në këtë pjesë të punimit, Ndocaj rrëfen dhe për jetën bashkëshortore të Adriatikut me Vitën, e cila krahas grua e nënë, është dhe partnerja në vallëzim. Ajo, krahas karrierës së gjatë artistike në Ansamblin Artistik të U.P., ka shënuar një kontribut të vlerësueshëm në Filarmoninë Shqiptare e T.K.O.B., ku spikasin debutimet si soliste në baletet "Shatërvani i Bashçisarait", "Lola", "Esmeralda", etj. Ferdinand Ndocaj, me këtë botim, ka hedhur dritë mbi një histori të pashkruar, historinë e artit koreografik në Shqipëri e veçanërisht të trupës koreografike të Ansamblit Artistik të U.P. dhe koreografit A. Metuli, që janë pjesë e rëndësishme e saj. Në libër ndjehet përkushtimi dhe dashuria e autorit, për artin kombëtar e vlerësimi i tij për kontributin në artin koreografik.