"Trajektorja e erës"
"Trajektorja e erës"
Autori: Migena Gjoka
Botoi: "Dudaj"
Gjinia: Poezi
Faqe: 157
Çmimi: 550 lekë
Vëllimi poetik i Migena Gjokës, "Trajektorja e erës", është konceptuar si një trajektore udhëtimi, ku vijnë njëra pas tjetrës tri ciklet: udhëtimi, rrëfimi, meditimi. Në këtë trajektore virtuale, duke kërkuar eksfrazën në fjalët e vargëzuara, shkrimtarja fton lexuesit në një meditim estetik, vizion-ndjesi-ndijim, ku kryefjala është njeriu, qenia më sublime e planetit tonë. Njeriu me kompleksitetet e kontradiksionet e tij që di të jetë i lumtur me dashurinë e paqen, por që fatkeqësisht di edhe të urrejë thellësisht, duke zbritur kështu në skutat më të errëta të ekzistencës së tij. Që di të ndërtojë mrekulli qytetërimesh, por që di edhe të shkatërrojë pabesueshmërisht, i etur nga lakmia e pangopësisë, i verbuar nga fuqia e dritave që ai vet shpiku. Nëpërmjet tematikës, fabulës, trillit, në vëllimin poetik "Trajektorja e erës" imagjinata lëviz në shumë destinacione reale dhe ireale. "Le të udhëtojmë hera-herës dhe në krahët e fantazisë, sepse na bën të ndihemi mirë me veten dhe me të tjerët. Si me magji shkojmë aty ku s‘mund të shkojmë realisht, shpikim atë që s‘ekziston, na bën të jetojmë ëndrrën për një botë më të thjeshtë, më të paqtë, më të barabartë, pa barriera kufijsh e paragjykimesh", shprehet Gjoka.