Agron Tufa fiton Çmimin “Rexhai Surroi” për letërsi

Në një ceremoni solemne të mbajtur të mërkurën në Prishtinë, para një audience me emra të shquar të shkencës, artit, kulturës e politikës, Agron Tufa është shpallur laureati i tretë i çmimit prestigjioz për letërsi që jepet në Kosovë. Tufa e ka cilësuar nder të veçantë për të, çmimin që mban emrin e gazetarit, shkrimtarit e diplomatit të shquar kosovar, Rexhai Surroi.
“Do të përpiqem që këtë besim të jurisë ta marr si motiv për të shkruar më tepër”, theksoi shkrimtari Agron Tufa pas marrjes së çmimit. Si për koincidencë, për të shkruar romanin e tij “Tenxherja”, Tufa ishte inspiruar nga një vizitë e tij në Prishtinë, si pjesëmarrës në një konferencë shkencore.
Ndërkaq, Akademik Eqrem Basha deklaroi para të pranishmëve se Agron Tufa, si poet, prozator, pedagog e studiues i letërsisë, është edhe një nga autorët më produktivë dhe më të vlerësuar në dhjetëvjetëshin e fundit.
“I thellë dhe i ditur në ndërtimin e rrëfimit, Tufa edhe kësaj here dëshmohet si një nga mjeshtërit e veçantë të prozës në letërsinë më të re shqiptare. Në romanin ‘Tenxherja’, Tufa ka ndërtuar një rrëfim rrëqethës për fabrikimin e krimeve dhe fajeve politike në kurrizin e dërrmuar nga varfëria për fshatarët, në kohën e diktaturës më të egër komuniste që ka njohur ky krah i Evropës”, theksoi Akademik Eqrem Basha gjatë dhënies së çmimit.
Në vitin 2008, Çmimin “Rexhai Surroi” për letërsinë e ka fituar shkrimtari nga Maqedonia, Kim Mehmeti, ndërsa vitin e kaluar këtë çmim e ka marrë Ismail Kadare.
(Rudi Dunga - Start)
2010-12-23 08:44
[