"Po shiten vlerat kombëtare"

Qe prej vitit 1995 Shqipëria ka arritur te vërtetoje me ane te një dokumenti qe ka rreth 72 mije objekte te trashëgimisë kulturore. Sigurisht, ky numër ka te beje vetëm me ato objekte qe qendra e inventarizimit te pasurive ka arritur t'i katalagoje. Por, sipas drejtorit te kësaj qendre, problem mbetet ende shitja e disa vlerave, e konkretisht kostumeve kombëtare neper provinca te vendit. Por, pavarësisht faktit se drejtuesit e këtij institucioni bëjnë shpesh thirrje për ndërgjegjësim dhe nevojën e pajisjes me pasaporte, vete ata pohojnë se nuk kane fonde te mjaftueshme, qe inspektoret e tyre te shkojnë ne kërkim te këtyre objekteve duke mos pritur kështu ndryshimin e mentalitetit. Ne mesin e objekteve te kataloguara, janë plot 2 mije 196 te tilla te cilat edhe pse me pasaporte, tashme figurojnë te trafikuara.
Shpërndaje