Progresi i reformave i kushtohet integrimit - te rinjte apel PE-se per heqjen e vizave
Kryeministri Sali Berisha takon te rinjte federaliste te Ballkanit Perendimor
Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje nje takim me te rinjte federaliste evropiane Jaune Europeenne Federalist te cilet ndodhen ne Shqiperi per te marre pjese ne Forumin Rinor te Ballkanit Perendimor te organizuar ne bashkepunim me federalistet e rinj evropian shqiptare. Duke i falenderuar te rinjte federaliste qe zgjodhen Shqiperine per te zhvilluar kete takim te rendesishem kryeministri Berisha beri nje ekspoze te reformave te qeverise shqiptare ne kuader te procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian.
Duke theksuar se ky proces duhet te jete nje proces i bazuar ne performance kryeministri Berisha u shpreh se i gjithe universi i reformave i kushtohet integrimit ne BE.
Ne fjalen e tij kryeministri shprehu mirenjohjen per te gjithe ata qe mbeshtesin liberalizimin e vizave per Shqiperine duke e vleresuar lirine e levizjes si nje nga lirite me te cmuara te qenieve njerezore e qe influencon pozitivisht psikologjine e njerezve.
Ne kemi punuar shume dhe e meritojme ate u shpreh kryeministri Berisha.
Ai gjithashtu theksoi se hapi tjeter ku do te perqendrohet e gjithe vemendja e qeverise do te jete statusi i vendit kandidat dhe plotesimi i cdo detyrimi qe vjen nga ky status.
Kreu i qeverise theksoi gjithashtu se nuk ka promotor me te mire per promovimin e procesit te integrimit sesa te rinjte duke shprehur gatishmerine e qeverise shqiptare per te punuar me shoqerine civile dhe organizatat rinore ne menyre qe ky proces te promovohet me se miri. Une uroj qe nga ky seminar hapi tjeter te jete nje kongres i JEF ne Shqiperi vuri ne dukje Berisha.
Ne perfundim te takimit te rinjte federaliste evropiane i dorezuan kryeministrit Berisha rezoluten e miratuar nga ata ne forumin e te rinjve te Ballkanit me titull Levizja e lire nuk duhet te ndaloje ne kufijte e BE e cila i drejtohet Parlamentit Evropian dhe ministrave te jashtem te BE me qellim heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.