Provuam se si vegla e Rames Ilir Beqja ka perdhosur mandatin e deputetit
Zedhenesi i grupit parlamentar te PD Gent Strazimiri i ben apel Prokurorise qe te marre ne shqyrtim denoncimet per deputetin e PS-se
Deputete te mazhorances keto dy dite kane provuar publikisht se nje nga mbrojtesit me te flakte te Mr. 20 per qindeshi Ilir Hamit Beqja ne konflikt te hapur interesi dhe ne shkelje te kushtetutes ka perfituar 240 milione leke. Ne vijim te kesaj akuze konkrete dhe te pamohueshme edhe nga vete Partia Socialiste Partia Demokratike kerkon serish heqjen e imunitetit te deputetit Ilir Beqja me arsyetimin e shkeljes se Kushtetutes ne perfitimin e fondeve publike gjate kohes se ushtrimit te detyres si deputet i Kuvendit te Shqiperise. Reagimi i djeshem erdhi nga zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se Genti Strazimiri i cili perforcoi qendrimin e selise blu per te cuar deri ne fund nismen e heqjes se imunitetit te deputetit opozitar Ilir Beqja.
Ne provuam se shkeljen e ka bere nga posti i deputetit. Nismen per heqjen e mandatit te tij ne e kemi marre ne respekt te Kushtetutes e te ligjit por edhe per te treguar papajtueshmeri institucionale e politike me kete model te shemtuar te korrupsionit.
Ne e dime se korrupsioni nuk crrenjoset me kaq prandaj edhe une sot jam ketu per tu bere thirrje te gjitha institucioneve te zbatimit te ligjit qe te mos te dekurajohen por me vendosmeri e kuraje ti tregojne vendin te keqes u shpreh Strazimiri.
Ne apelin drejtuar organit te akuzes deputeti demokrat thekson se prokuroria shqiptare duhet te faktoje para shqiptareve se nuk pajtohet me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ne menyre te vecante prokuroria shqiptare duhet tu tregoje shqiptareve se nuk pajtohet me me krimin se korrupsionin nuk e fal. Mazhoranca pergjegjshmerine e saj qytetare e ka treguar ka depozituar ne prokurori kallezimet Prokurorise i takon ti coje perpara ato pa vonese deklaroi me tej deputeti i Partise Demokratike Genti Strazimiri.
Akuzat e PD-se ndaj Ilir Beqjes filluan pas konstatimeve se deputeti socialist ka perfituar vetem gjate 2010-es plot 240 milione leke fonde publike te bashkise Durres per informatizimin e ketij institucioni. Justifikimi i Beqjes eshte se tenderi eshte fituar gjate kohes qe ai skishte bere betimin ne parlament por fakti qe kohezgjatja e projektit e tejkalon 25 Shkurtin kur deputeti socialist ka bere betimin do te thote se ai ka qene i vetedijshem se puna qe po ushtronte me kompanine Intech - fituese e tenderit binte ndesh me paragrafin 3 te nenit 70-te te Kushtetutes se Shqiperise. Kesisoj per rastin ne fjale per sa kohe ka shkelje te ligjit themeltar parashikohet edhe procedimi i metejshem per shkelesin.
Por nga ana tjeter Edi Rama eshte betuar te mos pranoje asnje akuze per njeriun e tij i cili ka shkelur me te dyja kembet Kushtetuten. Si nga Shkodra ashtu edhe permes grave te keqperdorura Edi Rama ve ne sherbim te klikes hajdute per te spekuluar mbi dhunimin e ligjit akuza trilluese per te manipuluar opinionin publik. Ne kete sens ne nje linje te tille ishte reagimi i socialistes Shega Ligori e cila duke inkurajuar hajduterine e Ilir Hamit Beqjas i kerkoi qeverise te largohet pasi sipas saj eshte e kote qe i mbyturi te kapet pas fijes se barit...
Kot kapeni zoti Berisha si i mbyturi pas fijes se kashtes sepse ceshtja e marredhenieve te Ilir Beqajt me kushtetuten dhe ligjin eshte e qarte si drita e diellit tha ajo ndonese indirekt pranon se ky Beqja e ka tepruar disi me kete shumen e 240 milione lekeve te perfituara vetem brenda 150 diteve te realizimit te projektit per informatizimin e bashkise Durres.
Ne kete drejtim nuk mbetet gje tjeter vecse prokuroria e Tiranes te marre ne shqyrtim kerkesen alarmante te Partise Demokratike per te hetuar mbi akuzat e ngritura ndaj deputetit socialist. Mazhoranca ka dorezuar te gjitha kallezimet perkatese dhe tashme topi eshte ne anen e organit te akuzes per te bere levizjet e duhura ne zbardhjen e shkeljes se ligjit dhe Kushtetutes.