E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputeti Tavo paralajmeron braktisjen e PS

04-10-2010 / Gazeta 55

Me largimin e tij Vangjel Tavo deputeti socialist i kater legjislaturave ka denoncuar lidershipin aktual duke e etiketuar ate si josocialist qe sperfaqeson me traditen e se majtes por vetem nje grup maskarenjsh qe interesohen per interesat e tyre private. Kriza ulet kembekryq tek grupi parlamentar i Edvinit hemorragjia e te cilit pritet ti firoje numrat nen urdhrat e Gramoz Rucit deri ne nje nivel te parendesishem ne Kuvend

Dhimbjet e kokes per Edi Ramen duket se jane te pashmangshme tashme kur grupi parlamentar socialist ne harkun kohor te pak muajve ka humbur dy deputete. Fillimisht ishte Shpetim Idrizi ai qe vendosi te largohet perfundimisht nga PS duke zgjedhur te kontribuoje per komunitetin Cam por nuk munguan kritikat ne drejtim te kryetarit te PS-se per favorizim klanesh prane tij ne PS dhe mbrojtjen e njerezve me te cilet kishte lidhje interesi te shtyra nga bizneset e perbashketa. Te njejtin qendrim shprehu sot deputeti Vangjel Tavo i cili permes nje konference per shtyp lajmeroi largimin e tij nga grupi parlamentar socialist ne shenje proteste ndaj menyres se drejtimit te PS-se dhe kataplimin e saj nga perfaqesues interesaxhinjsh intrigante dhe servile te kryetarit Edi Rama.
Verberia e lidershipit cenon Partine Socialiste dhe interesat e elektoratit. Ndaj vendos te bej publike pavaresine time nga grupi parlamentar socialist.
Keshtu u shpreh gjate deputeti Tavo ku edhe shpalli largimin e tij nga grupi i PS-se.
Ai e konsideroi si te detyruar vendimin per tu larguar pasi sipas tij ne PS vegjetojne njerez pa kontribute dhe nje pale maskarenjsh te shtyre nga interesat personale te cilat i perfitojne duke qene prane kryetarit dhe duke i derguar atij SMS intriguese per socialistet e vertete dhe me kontribute historike per gjate 2 dekadave.
Distancohem plotesisht nga lidershipi aktual i PS-se. Me duhet te theksoj se largimi im eshte i detyruar nga rrethanat e Partise Socialiste. Prane lidershipit te PS-se jane njerez intrigante te cilet mbrojne interesat e tyre personale pasi skane asnje lidhje me kete force politike. Edi Rama nuk mbron interesat e Partise Socialisteve dhe socialisteve te ndershem. Mesa duket sot eshte koha e disa maskarenjve qe nuk kane asgje te perbashket me socialistet e vertete te cilet i kane zene frymen Partise Socialiste dhe qe perpiqen ta mbajne peng kete parti vetem per interesat e tyre te ngushta. Duke mos dashur te mos behem pjese e kesaj maskarade nga pamundesia qe te bashkejetoj ne te njejten familje me keta detyrohem te marr kete vendim duke qendruar ne Kuvendin e Shqiperise i vendosur per te mbrojtur deri ne fund interesat e elektoratit tim. Respekt dhe mirenjohje te thelle per te gjithe socialistet e Gjirokastres u shpreh Tavo.
Kesisoj nese mendojme se edhe 5 deputetet e LMN-se jane thuajse te perjashtuar apo apo prane nje vendimi per tu larguar perfundimisht dhe per te shpallur pavaresine nga Rama Partia Socialiste humbet 7 deputete brenda nje viti nga zhvillimi i zgjedhjeve te pergjithshme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›