Rikthehen vuvuzelat edviniste - rekordin e vendosi dje Taulanti me injorancen e plote mbi varesine e policise se burgjeve
Arratisja e Admir Tafilit eshte shume e rende pasi ndodhej ne burg per atentatin ndaj P. Pjetrushit ish-shefit te krimeve ne Komisariatin e Malesise se Madhe dhe nje grabitje me arme nje tregtari. Dhe sigurisht dikush sipas ligjit kuptohet vetiu duhet te mbaje pergjegjesi per dhenien leje te nje krimineli te rrezikshem per shoqerine me arsyetimin se ka nenen semure. Por eshte me e rende kriminalizimi politik qe deputeti opozitar Taulant Balla i ben ceshtjes per te goditur figuren e paperlyer te Ministrit te Brendshem Lulzim Basha. Injoranca e madhe e Taulant Balles eshte se nuk e di ose ben sikur nuk e di se policia e burgut hierarkisht varet nga Ministria e Drejtesise dhe jo nga Ministria e Brendshme. Mjerisht per vuvuzelat socialiste cdo e keqje eshte e mira e tyre. Dhe eshte e kjarte si dita me diell se ketyre socialisteve te rinj te pabese eshte se su intereson e verteta pasi skerkojne te verteta por gjysme te verteta per te sajuar teoremen e kriminalizimit dhe sa here fajesimit te Policise se Shtetit.
Pastaj vetiu kerkesa per doreheqje te Ministrit Basha eshte papergjegjshmeri totale qe vetem deputeti i Librazhdit Tau Balla per llogari te Rames mund ta sajonte. Teknikisht ligjerimi i djeshem i Balles ndryshonte ne permbajtje cka te jepte indicien se Rama kishte vene dore mbi tekst. Hartimet per shtyp te socialisteve kane synimin e killerazhit virtual te ministrave te qeverise Berisha. Perbaltja me insinuata pa prova dhe fakte ka orientim te perpunoje material ne prag te fushates elektorale te zgjedhjeve lokale.
Sido qe te jete investimi i opozites per te kriminalizuar shumicen duke e lidhur me ngjarje kriminale eshte tejet e papranueshme ne demokraci. Propaganda e amplifikimit te lidhjeve farefisnore aty ku ka aktivitet te paligjshem demonstron nisjen e intifades se shpifjes se perdorimit te cdo gjeje qofte edhe te medies kinse investiguese shqiptare. Edi Rama riprodhon ne miniature aneksin e luftes se klasave. Ne Shqiperi tashme sipas standardeve bolshevike duhet te mbaje pergjegjesi dhe te kete pasoja politike ose karriere per familjaret miqte ose dashamiresit e tij. Jo vetem per familjaret por tani duhet te kete kujdes edhe per miqte qe zene femijet e tij/saj apo ai/ajo vete ne rrjetet sociale facebook twitter my-space se kete pastaj ta paraqesin si prove te pakontestueshme per inkriminimin tend bolsheviket. Ne nje shikim gjakftohte ky eshte gabim taktik i Rames se po te behet lufte politike me kriteret e luftes se klasave atehere Rama si partneri i nje prezantueseje tv-je qe kishte te fejuar nje trafikant droge qe u vra dhe qe Rama i zuri vendin i bie te jete kembe e krye ne trafikun e droges se klanit Gina. Apo qe figuron ne pergjimet italiane te dosjes Bizhu 2 ku Dondollaku i Bandes se Lushnjes flet se ai eshte njeriu i organizates terroriste Hakmarrja per Drejtesi.
Duhen prova e fakte kur perflitet per Ministra apo Kryeministra nese personi ne fjale ka shkelur ligjin apo ka favorizuar njerezit e tij/saj etj. Sepse si pas logjikes jakobine te luftes se klasave skualifikohen se pari te gjithe bijte e nomenklatures se larte dhe te mesme komuniste bashke me bijte e sigurimsave nga debati publik pasi sipas kritereve bolshevike te luftes se klasave jane te inkriminuar gjenetikisht. Harruan opozitaret se mafiozeve iu eshte vene prangat nga qeveria Berisha dhe me shume se 200 banda kriminale jane ne burg. Nese do te kishte pasur implikim te qeverise ne mbrojtje te mafiozeve te gjitha operacionet e policise do te ishin dekonspiruar.