E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agronomja kerkon prej cobanit inventarin e racave te deleve

Nga Xhemil Beharaj

Agronomja e Ballkanit Greqia kerkon prej cobanit kryeministrit shqiptar inventarin e deleve qe ai ka ne kopene e tij se sa krere dele ka te kujt race jane si e kane ngjyren e leshit cfare preference blegerime kane dhe te tjera si keto. Delet dhe deshte tashme kur e kane marre vesh kete lajm disa jane ligeshtuar nderkohe qe disa te tjera jane lumturuar por ka edhe nga ato qe nuk kane vendosur ende se cfare do te bejne te jene dakord me kete kerkese apo ta kundershtojne ate.

Eshte per te ardhur keq kur shikon se vendime te tilla merren edhe pas 20 vjet demokraci. Ne kohen e pluralizmit duhej bere nje inventar i tille por kjo u be me se miri me aplikimin e kartave te identitetit ku fare mire  kryhet ky lloj inventari per magazinen shtet i cili mallin e tij e kishte rifuxho ne kete magazine. Dikush kishte jo nje por edhe dy apo tre pasaporta me emra te ndryshem dhe keto i kishte siguruar fale kafexhinjve te shtrenjte qe ndodheshin ne zyrat e shtetit duke filluar qe nga gjendjet civile qe leshonin certifikata tek kryetare bashkish qe nxirrnin vendime  per ndryshime merash e mbiemrash dhe deri tek drejtues policie nga ku dilnin dhe keto pasaporta.

Kete metode  ku dikush e beri nga halli per te siguruar nje leje qendrimi ne Greqi per te mbajtur gjalle familjen ne Shqiperi per shkak te tranzicionit dikush tjeter per shkak te ushtrimit te detyres duke kryer ne vende te ndryshme pune te zeze por edhe te paligjshme beri qe sot agronomia Greqi te kekroje inventarin e krereve te deleve dhe deshve ne kopene shqiptare me coban kryeministrin Berisha.

Kete teori Agronomia Greqi do ta shfrytezoje me se miri edhe nepermjet zooveterinereve te Omonias te cilet trumbetojne me te madhe se pakicat kombetare greke jane shtuar ne

Shqiperi.

Zooveterineret po e kryejne me se miri  detyren e lene prej Agronomes duke rendur  fshat me fshat dhe shtepi me shtepi per te kryer regjistrimin e popullates me baze etnie e besimi.

Ne lidhje me kete fakt po ju tregoje nje histori qe eshte e vertete  dhe ka ndodhur pak kohe me pare ne Polican te Skraparit.

Disa socialiste te pakenaqur vendosen qe te nxirrnin kandidat per kryetar bashkie nje socialist por qe ai meqenese nuk deshi kryesia e PS-se vendosi te kandidoje nga

PBDNJ-shi me Vangjel Dulen dhe pas zgjedhjeve ish-socialisti fitoi mandatin e kryebashkiakut.

Ne nje feste te PBDNJ-shit Vangjel Dule shkon ne Polican dhe mban nje fjalim para elektoratit te vet duke folur se partia e tij me mbeshtetesit e saj vorio-epiriote doli fituese ne zgjedhje.

Aty nga fillimi i salles ngrihet nje anetar i partise se tij dhe mbeshtetes i fituesit duke i thene Me ngadale zoti Dule. Ne Skrapar nuk ka asnje vorio-epirot. Deshem ne dhe kandiduam shokun e mikun tone nen siglen e partise tende por kjo sdo te thote qe jemi vorio-epiriote.

Dule u pikellua dhe e la fjalimin pa lexuar dhe si kishte ardhur mire sepse nuk dihet se si

mund ta kish shitur lajmin e fitores se kandidatit te tij ne Polican tek Agronomia Greqi.

Jo se popullata eshte kunder regjistrimit qe mendon te kryhet por veprimi dhe metoda se si do te kryhet ky regjistrim me duket I gabuar.

Dikush eshte mysliman por beson ne fene ortodokse sikunder edhe e kunderta kjo sdo te thote se ata qe jane ortodokse jane greke gje e tille qe kerkon te perfitoje Agronomia Greqi.

Kjo zonje ta dije fare mire se Shqiperia ka ortodokset e vet qe jane myzeqare por ka edhe katolike ka edhe myslimane qe sipas studimit te kesaj Zonje i takon qe ortodokset te

jene greke myslimanet turq dhe katoliket italiane.

Studimi i kesaj Agronomeje eshte i pa vlere dhe ta dije fare mire se edhe pse me besime

te ndryshme shqiptaret e kane gjetur harmonine e tyre fetare dhe eshte per tu marre shembull jo vetem per ne Ballkan por ne bote se ne dime te jetojme ne harmoni fetare te plote.

NOA

Lajme te ngjashmeLSI Nderhyrjet nacionaliste ne deklarimin e kombesise te demshmeKy eshte Vorioepir MPJ therret ambasadorin grek LidhjeAgronomja regjistrim Xhemil Beharaj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›