Regjistrimi ku po gabohet
NgaILIR HOXHOLLI
Nisur nga debatet e fundit te zhvilluara mbi regjistrimin e popullsise mbi baza etnike mendoj se eshte me mjaft rendesi te diskutojme mbi regjistrimin fetar si nje pike qe nuk ka te beje thjesht me nje kendveshtrim te momentit individual sic mund te jete shtetesia por nje element thelbesor qe i perket trashegimise dhe asaj qe deshirojme te ndertojme.
Se pari duhet te pranojme se shqiptaret kane ditur te kene nje bashkejetese te mrekullueshme ndermjet tyre qe ne kohet kur feja ishte shume me dominuese se sa sot ne marredheniet e gjithanshme shoqerore qofshin politike apo kulturore. Per tu kujdesur per kete mrekulli te
trasheguar nga te paret lind pyetja a i sherben bashkejeteses ky model i zgjedhur per regjistrim Pra sa i rendesishem eshte sot numri myslimaneve katolikeve apo ortodokseve Perse shteti qe ka qendrim laik eshte i interesuar per regjistrimin mbi baze fetare e per me teper kur komuniteti katolik e ai mysliman jane shprehur kunder ketij regjistrimi pasi e shohin si te parakohshem Apo mos ndoshta ne kete regjistrim laikeve u ka ardhur koha te mbledhin frytet e ateisteve ne ndalimin e fese per me shume se 23 vjet
Pra jane shume pyetje per te marre pergjigje perpara se te shkojme ne regjistrim. Nderkaq krahasimi me regjistrimin e popullsise ne kohen e mbretit Zog eshte mese i papranueshem pasi roli i fese ne ate kohe dhe ate qe luan sot pas diktatures komuniste eshte komplet i ndryshem. Koncepti qe kishin njerezit per fene ishte ndryshe nga ceshte sot. Ne kohen tone ne perballemi me qindra emigrante qe per arsye ekonomike emigracioni kane nderruar fene emrat bile edhe kombesine. Ashtu sic e dime mire qe pas kthimit ne vendin e tyre i jane rikthyer origjines se tyre. Atehere perse duhet ky regjistrim fetar ne nje moment te papershtatshem per vendin dhe a mund te sjelle kjo menyre regjistrimin e sakte
Personalisht ndihem i shqetesuar kur komunitetet kalojne cakun e tyre hyjne dhe perzihen ne politike duke harruar detyren kryesore qetesimin e shpirtrave te trazuar te njerezve ne kohe krize. Por ndihem edhe me i shqetesuar kur laiket kerkojne te percaktojne permes pyetesoreve pranine e besimtareve per me teper kur ne kushtetuten laike eshte percaktuar se deklarimi i besimit eshte jo i detyrueshem. Atehere kur feja eshte e padetyrueshme ne deklarimin e llojit per cfare sherben nje raport i ri artificial midis edhe vete komuniteteve dhe me vone edhe ndaj politikes Apo mos ndoshta si ne rastin e kombesise edhe ai i besimit do te shnderrohet ne gare per ndryshimin e fese duke shtuar artificialisht radhet e nje komuniteti e me pas edhe te kombesise
Nisur nga fjala e konsullit grek qe i adreson shqiptaret te shikojne varret e eterve ne cfare gjuhe jane shkruar po i pergjigjem qe eterit tane si myslimanet dhe ortodoksit i kane shkruar ne arabisht dhe greqisht si stacioni i fundit ne ndarjen e kesaj bote por ata jane dhe mbeten shqiptare. Asnjehere myslimanet shqiptare - burra te harruar nga historia nuk pretenduan si turq apo arabe por njerez patriote si Vehbi Dibra dhane shembullin e shtetformimit shqiptar. Prandaj dhe dua te terheq vemendjen qe regjistrimi i popullsise me baze fetare nuk i sherben aspak vendit harmonise fetare.
Duke pare edhe agresionin e fundit te Gejxh apo konsullit grek personalisht me frikeson nje perdorim i hapur i deklarimit te besimit pasi kam bindjen se sidomos ne kriza politike ky deklarim mund te sherbeje vetem per interesa antishqiptare.
A kane menduar hartuesit mundesine qe komunitetet te mos e njohin besimin ndryshe duke deklaruar kunder njera-tjetres pretendime te ndryshme A do i sherbente kjo situate harmonise fetare te vetmit flamur qe e ngreme me shume krenari deri me sot kudo qe jemi
Me keqardhje me duhet te them nje konstatim te faktuar nga shume bashkeqytetare se sot myslimanet ne Shqiperi jane te perjashtuar ne administraten e dy pushteteve nderkohe qe administrata e Obames i ka te punesuar ne Shtepine e Bardhe. Edhe pse shamia eshte e mbrojtur me Kushtetute here pas here tentohet te ndalohet me indicie te juristeve me shembull nordik. Nga ana tjeter nderkohe qe myslimanet falen rrugeve per shkak te mungeses se nje xhamie te madhe edhe pse e kane token e tyre politika jone laike nuk e ka gjetur ende vullnetin per ndertimin e xhamise dhe per te mbyllur trekendeshin e bashkejeteses fetare pasi tashme dy besimet e tjera kane ne qender te kryeqytetit ndertesat e tyre qendrore.
Ndaj dyshoj se regjistrimi i popullsise ne rastin konkret nuk do te vleje per ndonje zgjidhje pozitive. shte mire qe ashtu sic besojme ne myslimanet shqiptare ne ligjet e ketij vendi se shteti eshte laik dhe nuk ka te beje me besimin pasi ne Kushtetuten qe ka aprovuar kjo klase politike gjithkush mund te zgjedhe ate qe do. Vlera e Shqiperise eshte harmonia fetare dhe Europa kete vlere te jashtezakonshme e mirepret. Vlerat dhe identiteti i nje kombi jane pasurimi i familjes sone europiane. shte njelloj sikur ne Europe Franca te shkonte pa kullen Eifel Italia pa Koloseun Pizzan apo Venecia pa kanalet detare Gjermania Spanja pa katedralet e famshme etj. Bashkejetesa fetare ka qene padyshim pasaporta me e pakontestueshme e vlerave me te cilen Shqiperia dhe shqiptaret jane prezantuar ne arenen nderkombetare. Ndaj kesaj pasaporte nuk ka pse ti veme nje vize negative per vetveten dhe per te ardhmen e femijeve tane.