E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shen Pushteti

Imer Mushkolaj

Festa e Shen Valentinit iu takon me se shumti politikaneve. Ata jane te dashuruar shume bile ne pushtet privilegje para. Shen Valentini i sivjetme i gjeti ne kulmin e bisedimeve per ndarje pushteti. Arriten edhe marreveshje.  Dy muaj pas zgjedhjeve pas maratones se rivotimeve e rinumerimeve mezi u gjet zgjidhja per krijimin e institucioneve te reja.

Nga Imer Mushkolaj

1.

Pervec Nje Prillit dite te cilen politikanet gjithsesi do te duhej ta futnin ne kalendarin e festave te tyre zyrtare 14 Shkurti eshte nje tjeter date e shenuar per ta. Shen Valentini festa e te dashuruarve assesi nuk i anashkalon ata qe bejne politike ne Kosove. Sepse jane te dashuruar deri ne vesh. Te dashuruar ne pushtet privilegje para.

Shen Valentini i sivjetme i gjeti ne kulmin e bisedimeve per ndarje pushteti. Arriten edhe marreveshje.

Dy muaj pas zgjedhjeve pas maratones se rivotimeve e rinumerimeve mezi u gjet zgjidhja per krijimin e institucioneve te reja. Jo pse po beheshin pazare per marrjen e pergjegjesive me te medha por po negociohej per marrjen e copes me te madhe te pushtetit.

Te qenit ne pushtet ne Kosove me se paku nenkupton pergjegjesi. Te tjera gjera jane te rendesishme nga askushi behesh dikushi llogarite ne banka sa spelcasin e privilegjet te shoqerojne ne cdo hap. Kosova e varfer eshte per qytetaret e rendomte e jo per ata qe i udheheqin.

2.

Nje sheik e kishte derguar te birin per te studiuar ne Perendim. Pas nje kohe ai i shkruan leter te atit. I thote se gjithcka eshte ne rregull por se po ndihej keq per shkak se vetem ky po shkonte ne shkolle me veture. Sheiku duke mos menduar gjate ia kthen ka po pret bir parate i ke blije nje tren dhe shko ne shkolle me te

Halli i djalit ishte se profesoret e tij vinin ne shkolle me bicikleta e ky si student voziste veture

Sheiket iu takojne vendeve arabe. Ne Kosove ndonese nuk quhen sheike politikanet pushteti i ka bere te tille.

Ka nder ta qe jo qe nuk shkonin ne shkolle me biciklete por as nuk kishin biciklete e tash kane pasuri pa fund. Per nje kohe te shkurter ata jane kthyer ne tipa qe sia dine fundin pasurise. Kane bere miliona ne kurriz te nje populli te varfer e te papune te cilit buka i shtrenjtohet cdo dite jeta i veshtiresohet cdo dite e laku i ngushtohet cdo dite.

shte absurde te mendohet se gjithe pasurine e kane arritur me pagat qe marrin ashtu sic eshte fyese kur i degjon te thone se gjithcka qe bejne e bejne per te miren e Kosoves.

Femijet farefisin e kusherinjte i kane rehatuar si eshte me se miri por nuk ngopen dot. Dashuria per atdheun e ben te veten

3.

Perfitimet nga pushteti kane bere qe ne zgjedhjet e fundit kandidate dhe parti te mos zgjedhin forme as mjete per te fituar sa me shume vota. do vote automatikisht perkthehet ne euro e shume kandidate nuk kursyen mijera euro per te blere vota per te blere vezhgues e komisionere.

Jo se nje gje e tille nuk kishte ndodhur edhe ne te kaluaren por kesaj radhe beteja ishte e ashper.

Mjafton te shihet cpasuri kane deklaruar vete politikanet dhe nje llogari e thjeshte tregon se si ne menyre marramendese nga njerez qe kane banuar me qira jane bere pronare patundshmerish. Nga njerez qe mezi e kane lidhur muajin me muaj kane mbledhur kursime te majme.

Se fundi bllokimi i krijimit te institucioneve mos mendoni se behej per kushedi cfare parimesh e rregullash politike. Gjithcka kishte te bente me interesa personale klanore. Jo me ndarje pergjegjesish por ndarje perfitimesh.

As per pushtetaret e rinj nuk kemi kurrfare arsye te nderrojme mendje. Na mbetet vetem te shohim kush ku do te sistemohet e kush sa do te perfitoje.

Sheiku i barcoletes nuk e feston Shen Valentinin por tashme sherben si model perfekt per ata qe dashurine me te madhe e shprehin ndaj karrigeve te pushtetit. Natyrisht per te miren e Kosoves

NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›