Tangizmi gardizmi dhe Timonieri i madh
NgaLUCIANO BOCI
TANGIZMI
Ne fakt termi tangizem nuk eshte shume i vjeter dhe lindja e tij eshte e lidhur ngushte me ligjerimin politik te koheve te fundit kohe kur pendimtari i rizbuluar Prifti ishte ne poziten e luftetarit dhe ne momente te shkurtra sinqeriteti. Ne intervista dhe nga foltorja e Parlamentit ai leshoi akuzen se kishte pare Ramen ne zyren e tij te veshur me tanga dhe duke thithur viza jo nga ato qe u liberalizuan por nga ato qe ndalohen me ligj e me maliq. Qe nga ai moment dashur-padashur tanga si element veshjeje intime femerore ne perceptimin e shqiptareve u
be sinonimi i personit qe u akuzua se e parapelqente ta perdorte dhe ta ekspozonte. Dhe jo vetem kaq por nje gje e tille u dha liri fantazimeve nga me te ndryshmet. Madje dikush arriti deri aty sa me force te mbronte dhe idene qe pas kesaj dhe flamuri i PS-se do te ndryshonte dhe ne vend simbolit te grushtit me trendafila asambleja ishte gati te miratonte simbolin e tangave me ngjyre te kuqe si shprehje e politikes se re ramiste dhe e modernitetit te gjetur. Aq me teper kishte mbrojtur dikush qe ajo krijonte dhe imazhin e nje ylli jo si ai vjetri pesecepesh i dale mode por trecepesh pra shume bashkekohor. Me mbreselenes ishte fakti qe iniciativen kryesore per kete inovacion e kishte marre persiper vete sekretari i ri dhe i vjeter i kesaj partie i nisur dhe nga pervoja e tij personale. Ne kete menyre adhurimi per kete send u imponua aq shume sa u njesua dhe me nje menyre te sjelli dhe te menduari qe u quajt tangizem. Ky tangizem presupozonte ne radhe te pare ekzistencen e nje lloj narcizmi politik pelqimi te vetes larg cdo objektiviteti per gjithcka thuhej e behej brenda PS-se. Ne radhe te dyte ai instaloi nje lloj papergjegjshmerie dhe mungese burrerie ndaj asaj pjese te votuesve perfaqesues te cileve e kishin per detyre te ishin duke i lene pa program politik dhe orientim gjate dhe pas fushates duke i konsideruar me termin popull opozitar ose me shkoqur turme kundershtuese dhe veten si te lindur vetem per te udhehequr.
Njekohesisht instaloi papergjegjshmerine totale te lidershipit i cili filloi te marre vendime jashte forumeve te partise marrja pjese ne tryezen zgjedhore thirrja ne krah e njerezve pa vlere per te themeluar opoziten thene ndryshe cmendurine e bashkuar vendime rokamboleske e tradhtare vendimi per futje e dalje nga greva shmangia e futjes se vetes ne greve vendimi per organizimin e pucit lenia vetem e turmes gjate pucit te 21 janarit etj deklarata te papergjegjshme per marrje te pushtetit me dhune si reflektim te disekuilibrit mendor veprime te ethshme per te demtuar me cdo kusht imazhin europian te vendit etj.
Tangizmi u be ne kete menyre filozofia baze e te menduarit te lidershipit PS-ist.
GARDIZMI
Per te bere realitet fantazite e shfrenuara dhe endrrat delirante te lindura nen ndikimin e tangizmit Edvinit i duhej patjeter dhe nje menyre e te vepruarit qe perputhej plotesisht me qellimin e mbrapshte te klikes qe ai perfaqeson. I rrethuar nga te kamurit dhe i zene mat nga interesa ekonomike te pista nen ndikimin e kushtrimit te te pareve dhe nen shembullin e gardave famekeqe te kuqe bolshevike dhe maoiste me kembenguljen e tij per te shkelur mbi te vdekur me yshtjen e tij per te bere greve urie ne mes te bulevardit me te pauritur me insistimin e tij per te shkelur ligjet e Kushtetuten me deshiren e tij per te mos u ulur ne asnje tryeze bashkebiseduese me ndihmen e instruktoreve te sprovuar te liruar nga detyrat per shkaqe korruptive dhe thyerje ligjore te cilet i ka veshur me petkun e politikes Edvin Rama ndertoi me kujdes detashmentet e dhunes te cilat i hodhi ne sulm diten e grushtit te shtetit per te realizuar marrjen e institucioneve kushtetuese.
Gardizmi u be ne kete menyre forma themelore e aksionit politik te PS-se dhe jo vetem kaq ai u be dhe bashkeshoqeruesi me i afert i mendimit tangist pa te cilin nuk mund te lindte madje dhe e tejkaloi ate. Dominimi i mendimit gardist shihet qarte ne tere retoriken e meparshme dhe te mepastajme te perfaqesuesve me te spikatur te tangizmit 99-ca gjoja avokate shkrimtare-spiune ish ministra-bandite. Si e tille PS-ja sot na paraqitet ne gjendjen e saj deformative ku individe me intelekt e formim te cunguar ndonese me kopertura qe shkelqejne fort jane me te fuqishem se nukli historiko-tradicionalist i saj dhe marrin vendime e zbatojne veprime qe nuk kane asgje te perbashket me ate qe perkufizohet si politike ne nje vend demokratik dhe anetar i NATO-s. Kjo gjendje dhe ky formacion i trishte ka ne krye te saj kryetarin me te trishte te historise se politikes shqiptare pucistin me deshtak emocionet e te cilit vetem buzeqeshja dhe gezimi nuk i tejshkojne.
KOKAIZMI
E kemi perdorur per te ilustruar filozofine e te menduarit dhe te vepruarit te individit dhe individeve qe jane nen ndikimin dhe efektin e kokaines dhe simotrave te saj e barazvlershme me gjendjet halucinante dhe delirante nepermjet te cilave na eshte prezantuar shpesh Edvini. Bazen e ka tek pjesa e dyte e akuzes se Priftit krahas tangave te cilit ne ate kohe i bente habi se si i del rroga personit ne fjale qe i duheshin gati 3000 euro ne dite vetem per mallin qe thithte dhe qe sic duket ende nuk e ka kuptuar se ku i gjeti per me teper parate Edvini per te mikluar vete Priftin qe ta shtynte ne qorrsokakun ku eshte futur.
Mosmohimi i Rames per deklaraten dhe vete daljet e Rames me pamjet dhe vizionet kontrastive ka bere qe vetem pak shqiptare te mos besojne se ai eshte perdorues i rregullt dhe pjesa me e madhe e ketyre jane pleq te cilet pak dine per te tilla efekte. Dhe logjika jone ne kete rast nuk eshte nisur vetem nga pamja dhe Prifti. Mjafton te ndjekesh Ramen ne ecurine deklarative e komportimin politik si dhe te mbeshtetesh ne faktin e thjeshte qe ai eshte individi me menyre te menduari tangisto-gardiste. Deklaratat e tij ku dominate ka qene dhe mbetet gjithmone thirrja per revolucion gardist dhe sjelljet e tij politike brenda politikes shqiptare dhe se fundmi edhe me nderkombetaret te bindin se ato nuk jane vetem rezultante te nje devijance evidente por dhe te realizuara nen ndikimin e stimulanteve te cilet edhe kur nuk perdoren kane krijuar profilin e sjelljes sipas menyres se te menduarit te kokaizmit. Pra kokaizmi nuk eshte tek ai thjesht konsum faktik. Realisht ai eshte shnderruar ne menyre te sjelli dhe klishe te menduari. Dhe se bashku me tangizmin dhe gardizmin formojne tre cepat e simbolit me te ri tange te bandes ekonomike-oligarkike te instaluar brenda PS-se.
GANDIZMI
shte i lidhur ngushte me emrin e te mirenjohurit Mahatma Gandi i cili dhe per modesti asnjehere nuk pranoi qe te tjeret ta quanin Mahatma Shpirt i madh por thjesht Gandi sipas mbiemrit te tij origjinal. Ka qene pionieri dhe teoricieni i satyagraha-s i rezistences ndaj shtypjes koloniale me ndihmen e mosbindjes civile ide qe kontribuoi ne realizimin e pavaresise se Indise. Gandi dhe teoria e tij ka frymezuar shume levizje liberatore anembane botes dhe levizje per mbrojtjen e te drejtave civile dhe shume lidere si Martin Luter King Nelson Mandela Stiv Biko Dalai Laman dhe Aung San Suu.
Por krahas tyre figuren dhe idete e tij jane munduar ta perdorin dhe shfrytezojne dhe sharlatane politike marifetcinj te pangopur qe nuk kane asgje te perbashket per nga vokacioni liberator madheshtia apo qellimet fisnike me Gandin. Nje nder to eshte dhe shoku Edvin i cili si nxenes i keq dhe i lig kopjoi nga figura madhore e tij vetem termin mosbindje civile. Dhe pas kesaj e rreckosi e keqperdori e dhunoi dhe e katandisi kete mosbindje ne nje reagim militant te dhunshem me mjete mesjetare e revolucionare per te marre pushtetin e humbur. Se cfare ka ky njeri liliput per nga mendja te perbashket me figurat madhore qe u frymezuan nga Gandi secili nga ne e di. Ndersa se per cfare duhej kjo mosbindje kete vetem truri i Rames mund ta shpjegoje. Ketij makiazhi i ra shume shpejt pudra dhe Rames me shume se cdo veteidentifikim do ti shkonte percaktimi Timonieri i madh jo nga mendja.
TIMONIERI I MADH
shte percaktimi qe ju atashua Mao Ce Dunit si udheheqesi unik i gardes famekeqe te kuqe dhe revolucionit te famshem kinez. Gardes se kuqe ramiste i duhej patjeter dhe timonieri ose thene me sakte ne menyre kronologjike ishte Timonieri ai qe themeloi garden e tij te kuqe me ngjyra te feksura te cilen pasi e nderseu brenda radheve te vete partise se tij e zgjeroi e sterviti e instruktoi dhe e hodhi kunder institucioneve ne nje puc te deshtuar. Fati i gardes se Maos dihet historikisht. Ajo u persekutua nga vete Mao dhe nje pjese e tyre u bene disidentet e pare te Maos. Shpresojme qe kjo mos i ndodhe dhe Edvinit dhe gardisteve te vjeter e te rinj. Ajo qe duhet te ndodhe ne fakt eshte largimi nga skena politike e ketij Timonieri te cartur qe fale ambicies dhe mendjes se tij pasi e ka perplasur dhe shkaterruar anijen PS e ka ankoruar ate gabim ne mes te nje oqeani te pafund larg destinacionit final Europes.
Deputet i PD