E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse zgjidhet presidenti para qeverise

/ /

NgaMENTOR NAZARKO

Procesi i krijimit te institucioneve ne Kosove eshte thelbesor per ecurine e shtetit te ri ne te ardhmen. Krijimi i tre institucioneve kryesore Kuvendit Presidentit dhe te qeverise per here te pare sipas Kushtetutes se re po ben qe ne opinionin publik dhe ne ate te specializuar kosovar te diskutohet nese eshte Presidenti ai qe duhet te zgjidhet me pare apo qeveria. Ky diskutim ama eshte tipik per nje shtet te ri pasi ne nje shtet normal as nuk duhet te ndodhte. Pse Ne kushtetutat e shteteve prej nga ku jane marre nenet e kushtetutes kosovare mbi zgjedhjen e Presidentit modeli italian grek shqiptar etj nuk ka dilema se Presidenti zgjidhet i pari. Madje sipas ketyre kushtetutave presidenti pasardhes do te ishte zgjidhur me kohe sapo paraardhesi zoti Sejdiu jep doreheqjen. Sipas doktrines kushtetuese presidentet me mandate te plota jo U.D te zgjedhur me shumica cilesuese te forta jane noteret e proceseve kryesore politike ne vend si shpallja e zgjedhjeve mandatimi i kandidateve per kryeministra dekretimi i qeverive madje dhe i thirrjes apo shperndarjes se parlamenteve momente ne te cilat Presidenti kryen qartesisht nje funksion politik. Ne vende te caktuara me kete logjike duke dashur te lihet presidenti jashte lojerave te pushtetit politik qe lidhen per shembull me shperndarjen e parlamentit nuk lejohet qe kreu i shtetit i zgjedhur me shumice te forte 2/3 p.sh. te shpalle zgjedhjet gjashte muajt e fundit te mandatit neni 88 i kushtetutes italiane. Pra ai duhet qe ne ate moment te dhene te kete fuqi te plote dhe te mos mendoje se cdo duhet te beje pasi te lere detyren.
Kjo ishte nje paranteze doktrinare per ta kontekstualizuar situaten ku gjendet Kosova jo me optiken e Kosoves por me optiken boterore. Nderkohe argumentet pse Presidenti duhet te zgjidhet para krijimit te qeverise jane disa. Ato gjenden tek Kushtetuta apo tek leximi teresor i saj se bashku me Ligjin per Presidentin dhe Rregulloren e Kuvendit. Nese ky lexim nuk i afron qartazi atehere duhet kerkuar tek precedentet d.m.th. tek historia institucionale e shtetit te Kosoves dhe ne radhe te fundit tek doktrina kushtetuese qe nga ana e vet konfirmohet me shembuj te praktikes kushtetuese te republikave parlamentare ne bote.
Po e nisim me Kushtetuten e Kosoves e cila imponon zgjedhjen automatike te Presidentit pas doreheqjes. Per pasoje situata ku jemi nuk eshte ne perputhje me kushtetuten. Realisht germa kushtetuese nuk ofron qartazi nje pergjigje sepse imagjinohet qe kjo situate pa President pa Parlament pa Kryeminister nuk do duhet te verifikohej per shkak te kohezgjatjeve te ndryshme te mandateve te Presidentit Kuvendit etj. Nderkohe Kushtetuta e Kosoves nuk parashikon as rastin e doreheqjes se presidentit qe ne Kushtetuten italiane neni 86 i saj barazohet si situate me vdekjen apo pengimin e perhershem te presidentit per te kryer detyren. Sipas Kushtetutes italiane zgjedhja e Presidentit te ri duhet te behej menjehere pas doreheqjes. E njejta gje parashikohet dhe ne Kushtetuten e Shqiperise ku perdoret koncepti i vendit vakant neni 90. Kjo gje ne Kosove nuk ndodhi dhe praktikisht ushtruesi i perkohshem i detyres-kryetari i Parlamentit po e kryen kete detyre me te gjithe atributet jo sipas parashikimeve kushtetuese qe nuk ekzistojne Kushtetuta kosovare flet vetem per pamundesi te perkohshme te Presidentit-si semundja etj madje duke kandiduar ne zgjedhje. Argumenti i vetem per funksionimin keshtu te Presidences lidhet me mungesen e ndalimeve qe U.D te beje saktesisht ate qe ben Presidenti pra dhe angazhime tipike presidenciale. Harrohet se keto funksione presidenciale rrjedhin prej nje mandati te forte qe sigurohet prej shumices se cilesuar. Me kete arsyetim zgjedhja e Presidentit qe u vonua shume ne nentor duhet te futet menjehere ne rendin e dites.
Argumenti i dyte lidhet me precedentin apo praktiken kushtetuese te derisotme ne Kosove. Megjithese me kuader kushtetues te ndryshem kur Kosoves i eshte dashur te zgjedhe njeheresh kreret e te gjitha institucioneve radha e veprimeve ka qene Parlamenti Presidenti dhe pastaj qeveria. Keshtu ka ndodhur me Presidentin Rugova ne 2001 dhe ne 2004 i cili dekretoi perkatesisht Bajram Rexhepin e PDK dhe Ramush Haradinajn e AAK. Keshtu ka ndodhur dhe me Presidentin Sejdiu qe zgjodhi zotin Hashim Thaci te PDK. Po ashtu dhe Shqiperia prej te ciles Kosova ka marre elemente te caktuar ne tekstin e saj kushtetues ka nje precedent te tille me zgjedhjen e Presidentit Meidani para dekretimit te qeverise ne vitin 1997.
Argumenti i trete eshte i lidhur me logjiken kushtetuese. Mbrojtesit e idese se U.D i Presidentit nuk ka pengese te mandatoje qeverine nuk marrin parasysh qe hartuesit e kesaj kushtetute apo cdo kushtetute ne bote as qe mund ta mendonin nje situate te tille dhe per pasoje te shpiknin pengesa. Presidenti do duhej zgjedhur menjehere pas doreheqjes se zotit Sejdiu. Prej nje leximi te teresishem te Kushtetutes Rregullores dhe Ligjit te Presidentit kuptohet qarte se zgjedhja e kryetarit te Kuvendit eshte detyra e pare e mbledhjes se pare te Kuvendit te ri pas vertetimit te mandateve. Sipas nenit 95 paragrafi 1 Presidenti i propozon Kuvendit kandidatin per kryeminister. Kuvendi duhet te konstituohet qe te vijme tek ky hap pra duhet te zgjidhet kryetari dhe kryesia. Pa shkuar tek situata e dekretimit te mandatarit ajo cka mund te shohim ne Parlament eshte pak absurde Ushtruesi i detyres do te duhej te rrije ne lozhen e Presidentit do te duhet te rrije ne salle si deputet i thjeshte ne pjesen e partise se vet apo ku Nga cili vend do te duhej te mbante per shembull mesazhin drejtuar Parlamentit nese do ta shihte te arsyeshem ta mbante nje mesazh Megjithese kjo kushtetute nuk ka ndalime te shprehura per U.D ekzistues te Presidentit qe te mandatoje kryeministrin do te duhet te imagjinohen disa situata konkrete qe do duhej ta ndalonin. Per shembull cdo ndodhte nese kryetar parlamenti do te zgjidhej dikush tjeter dhe jo ai qe sot po ushtron detyren e Presidentit prej legjislatures se kaluar Automatikisht i zgjedhuri i ri do te duhet te ishte U.D. i Presidentit. A do te duhej te ishte ky i zgjedhur qe ta mandatonte Presidentin apo ai qe po kryen aktualisht detyren e Presidentit Pra do kemi dy U.D ne nje kohe kaq te shkurter dicka jo serioze me detyren e larte te Presidentit.
Ka dhe nje situate tjeter hipotetike jo normale nese i permbahemi kesaj ideje. U.D i Presidentit per shembull mund te aspironte dhe te emerohej edhe Kryeminister apo minister ne nje resor te caktuar. do te bente ai ne nje rast te tille Do te dekretonte veten e tij ne keto detyra Ka dhe disa situata te tjera te ngaterruara qe jane produkt i hipotezes se duhet te jete ky U. D se Presidentit qe te dekretoje mandatarin per kryeminister.
Pas te gjithe ketyre argumenteve nuk duhet te kete dileme per radhen e veprimeve ne krijimin e institucioneve. Presidenti eshte noteri natyral i krijimit te qeverise apo i institucioneve te tjera ne pergjithesi deri dhe i institucioneve akademike ne kushtetuta te caktuara. Ndaj keto procese nuk mund te zgjidhen pa noter me mandat te plote.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›