E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Agroturizëm “Oazi Baho” në Kolonjë, shembull i potencialeve natyrore e agroturistike

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Në Kolonjë të Gjirokastrës “Oazi Baho” është një model i  agroturizmit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila vizitoi nga afër këtë agroturizëm e cilësoi një oaz të mrekullueshëm të natyrës.

“Njerëz punëtorë si Xhelali, që prej 17 vitesh kultivon troftën në këtë zonë, duke zgjeruar kapacitetet e biznesit të tij buzë liqenit të Kacojthit – të cilin e ruajmë si monument natyre, por edhe duke mbrojtur me fanatizëm peizazhet rreth tij, na bindin se ç’potenciale natyrore e agroturistike kemi e ç’zinxhir ekonomie mund të prodhojë turizmi rural, ndërsa zhvillimi i mëtejshëm do të favorizohet edhe nga kantieret infrastrukturore për rrugët ndërlidhëse ku më kryesorja është rruga e re që lidh Gjirokastrën me Tepelenën e cila do të kalojë pikërisht pranë Kolonjës”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “në fshatin Kolonjë ndihet mikpritja tipike e Labërisë, shijohet trofta e freskët dhe ushqimet e zonës, si edhe kënaqesh nga ushtima e këngës isopolifonike”.

Mbështetja për agroturizmin ka nxitur investitorët të ngrenë struktura akomoduese për vizitorët, të cilët, bashkë me natyrën tashmë mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›