SHBA – Trump pas telefonatës me Zelensky: Jemi shumë pranë rrugës së duhur

UASHINGTON, 19 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilën e cilësoi “shumë të mirë”
“Sapo përfundova një telefonatë shumë të mirë me presidentin Zelensky të Ukrainës. Ajo zgjati afërsisht një orë”, postoi Trump në platformën e tij “Social Truth”.
“Pjesa më e madhe e diskutimit u bazua në telefonatën e zhvilluar dje me presidentin Putin, në mënyrë që si Rusia ashtu edhe Ukraina të bien dakord për sa i përket kërkesave dhe nevojave të tyre”, shtoi ai.
“Ne jemi shumë pranë rrugës së duhur”, tha Trump duke vënë në dukje se një deklaratë më e detajuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Michael Waltz do të pasonte. //a.i/