E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MOSKË – Putin: Rusia është afër ripushtimit të plotë të rajonit të Kurskut

MOSKË, 19 mars /ATSH-DPA/- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha sot se forcat ruse ishin afër ripushtimit të plotë të rajonit rus, Kursk, i cili kufizohet me Ukrainën.

“Trupat tona kanë kryer së fundmi një seri sulmesh të guximshme dhe efektive dhe tani po përfundojnë shkatërrimin e grupit armik në rajonin e Kurskut”, tha Putini gjatë një takimi me zyrtarët e sigurisë.

Javën e kaluar, forcat ruse rimorën qytetin Sudzha – një nga vendbanimet më të mëdha – që trupat ukrainase kanë kapur në Kursk gjatë kundërofensive të tyre, verën e kaluar.

Forcat ukrainase tani mbajnë kontrollin e vetëm disa vendbanime të vogla pranë kufirit.

Më herët, Kievi mohoi raportet e Kremlinit për rrethimin e mijëra ushtarëve ukrainas ose për një tërheqje të plotë të Ukrainës nga rajoni. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›