Aguero: Jemi më të mirët në Evropë

Për sulmuesin argjentinas, Sergio Aguero, fitimi i Superkupës së Evropës ndaj fituesit të Ligës së Kampionëve, Interit, e bën Atletico Madridin skuadrën më të mirë në Evropë.
"Unë ndjehem shumë mirë, tentova të luaja lojën time dhe të ndihmoja ekipin. Unë jam shumë i kënaqur që kam një titull tjetër. Jam shumë i lumtur. Tani mund të them se Atletico është klubi më i mirë në Evropë. Ne kurrë nuk jemi favoritët, kështu që i kemi hyrë ndeshjes me shumë seriozitet".
"Kudo që luaj, tentoj të luaj lojën time dhe të bëj më të mirën. Ishte me rëndësi të shënoja sepse ishte finale, por ne kemi ekip të mrekullueshëm dhe të gjithë e merituam trofeun", u shpreh pas ndeshjes Kun Aguero.