E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia apo Tirana, gjyq për vendin e parëDrejtuesit e dy klubeve pretendojnë se janë ata të parët. Te Tirana besojnë se janë atë të parët në bazë të golaverazhit më të mirë. Ky mbetet edhe versioni i FSHF-së, që nga e saj ka njoftuar klubin s

Vllaznia apo Tirana në vend të parë në përfundim të fazës së dytë. Do të kemi në javën e fundit të kampionatit Tirana-Vllaznia në “Qemal Stafa” apo Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”.

Kjo është “nyja e re gordiane” në Kategorinë Superiore. Dy ekipet e mbyllën fazën e dytë me nga 41 pikë: Tirana me golaverazhin më të mirë: 34-17 (+17), dhe Vllaznia 31-20 (+11).

Drejtuesit e dy klubeve pretendojnë se janë ata të parët. Te Tirana besojnë se janë atë të parët në bazë të golaverazhit më të mirë. Ky mbetet edhe versioni i FSHF-së, që nga e saj ka njoftuar klubin shkodran, por dhe atë kryeqytetas.

Vllaznia përmes një deklarate të gjatë për shtyp pretendon se është ajo e para, duke përmendur edhe nene të rregullores së kampionatit.

“Nëse mbrëmjen e së dielës, të gjithë mediat, njëkohësisht edhe ne si klub, morëm nga drejtues të Federatës vendimin se ishim në vend të parë, ditën e sotme na njoftojnë për ndryshime të këtij vendimi”, - shkruhet në deklaratën e klubit të Vllaznisë.

“Pasi kemi shqyrtuar edhe rregulloren e veprimtarive futbollistike kombëtare për sezonin 2008-09, konstatojmë se një vendim i tillë është i pabazuar në asnjë rregullore”, - theksonm deklarata.

Argumentimi kuqeblu vazhdon: “Është shumë e qartë: bëhet fjalë për një rregullore të fundit të kampionatit. Pra ka vakum ligjor në këtë mes dhe kjo duhet zgjidhur me shumë kujdes”.

Sipas shkodranëve, edhe nëse e marrim të mirëqenë nenin 26, meqënëse është rregulli i përcaktimit të një renditjeje kur janë dy skuadra me pikë të barabarta, sërish klubi Tirana dhe FSHF gabojnë. Sipas tyre kriteret janë: “(a) Pikët e grumbulluara si rrjedhojë e takimeve direkte ndërmjet këtyre skuadrave. (b) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet direkt”.

“Federata nuk duhet të marrë një vendim pa i shqyrtuar mirë ligjet dhe rregulloret e saj. Nëse ajo nuk e ka përcaktuar në këto rregullore këtë moment të kampionatit që ka të bëjë me renditjen e fazës së dytë, atëherë para se të dalë me një vendim zyrtar, të këshillohet me UEFA-n dhe FIFA-n dhe ne do të njohim vetëm vendimet e saj. Nëse nuk veprohet kështu, atëherë ne do t’i drejtohemi Komisionit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë”, - përfundon komunikata e shkodranëve.

Java 23

1-12 Tirana-Lushnja
2-11 Vllaznia-Bylis
3-10 Dinamo-Apolonia
4-9 Shkumbini-Partizani
5-8 Besa-Flamurtari
6-7 Teuta-Elbasani

E Hene, 02 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›