Janku & Jareci, stemat ndërkombëtare shqiptareJanku gjykon një ndeshje ndërkombëtare që nga viti 2002 ndërsa Jareci është gjyqtar ndërkombëtar që nga 1 janari i vitit 2000. Ndeshja e fundit ndërkombëtare e gjykuar nga 41-vjeçari Albano Janku ës

Albano Janku dhe Sokol Jareci do të jenë edhe për vitin 2009 gjyqtarët shqiptarë me stemën ndërkombëtare të FIFA-s. Janku gjykon një ndeshje ndërkombëtare që nga viti 2002 ndërsa Jareci është gjyqtar ndërkombëtar që nga 1 janari i vitit 2000.
Ndeshja e fundit ndërkombëtare e gjykuar nga 41-vjeçari Albano Janku është Sant Julia (San Marino)- Çerno More (Mali i Zi) e vlefshme për raundin e parë eliminator të Kupës UEFA (31 korrik 2008) përfunduar 0-5 në favor të ekipit malazez.
41-vjeçari Sokol Jareci gjatë vitit të kaluar gjykoi dy takime ndërkombëtare, ku kulmi është miqësorja Spanjë-Shtetet e Bashkuara (1-0, 4 qershor 2008), një ndeshje përgatitore në prag të Kampionatit Europian, të fituar më pas me meritë nga Spanja. Ndeshja tjetër e Jarecit ishte ajo për kualifikueset e UEFA-s, Salzburg (Austri)-Banants (Armeni) 7-0 (17 korrik 2008).
Gjithashtu, në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në hotel “Rogner Europapark” në Tirana nga FIFA ishin emëruar si asistentë, Emiljano Biçaku, Ergin Doda e Denis Rexha.
Gjyqtari shqiptar ndërkombëtar i futbollit në sallë nga FIFA u emërua Kreshnik Hakrama.
Federata Shqiptare e Futbollit i dorëzoi gjyqtarit Remzi Sadiku pllakatin si arbitri më i mirë i prespektivës, ndërkohë që Gezim Koka u nderua me pllakatin si asistenti më i mirë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zëvendëspresidenti i FSHF-së Lutfi Nuriu, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Skënder Hyka, presidenti i Shoqatës së Arbitrave dhe anëtari i KE-së të FSHF-së, Tahir Kastrati dhe Plarent Kotherja, përgjegjës i arbitrave në Sektorin e Garave në FSHF.
E Hene, 02 Mars 2009