E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero-Silva, emrat e merkatos së Realit

Me shumë mundësi emri i talentit argjentinas do të jetë një nga më të lakuarit në merkaton e verës. Së fundi përflitet se Reali i Madridit ka hyrë në bisedime me drejtuesit e “kushërinjve” të Atletikos, për të siguruar shërbimet e Serxho Agueros në merkaton e qershorit.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, presidenti Florentino Perez ka ndërmend të bëjë një sforco ekonomike për 21-vjeçarin. Por klubi “mbretëror” duket se do ketë konkurrencë të fortë, pasi Çelsi i Abramoviçit prej kohësh është vënë në gjurmët e lojtarit.

Aguero ka një marrëveshje me Atletiko Madridin, që e mban në “Visente Kalderon” deri në vitin 2012 dhe vlera e tij llogaritet në rreth 60 milionë euro. Por futbollisti argjentinas nuk është i vetmi që mund të veshë fanellën e realit, pasi në planet e Perezit është edhe mesfushori spanjoll i Valencias, David Silva.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›