E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti britanik:Korrupsioni në Shqipëri shumë i përhapur

Në pjesën për Shqipërinë, duke folur për zgjedhjet, raporti thekson se ato përmbushën një pjesë të madhe të standardeve ndërkombëtare, por nuk arritën standardin më të lartë demokratik.

“Shqipëria zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme më 28 qershor. Ato u monitoruan nga OSBE dhe ODIHR, sipas të cilave, këto zgjedhje përmbushën pjesën më të madhe të angazhimeve por nuk arritën standardet demokratike” theksohet në raport.

Raporti në fjalë përmend përmirësimin e regjistrimit dhe identifikimit të shtetasve. “Përmirësimet në sistemin elektoral, bazuar në rekomandimet e ODIHR, duhen bërë përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2011 ku do të nevojitet mbështetja e të gjithë partive politike”. Raporti është kritik me Shqipërinë, veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe sistemin e drejtësisë.

Raporti thekson se korrupsioni në Shqipëri është shumë i përhapur dhe pengon të drejtat e njeriut. Raporti në fjalë kërkon nga qeveria shqiptare një strategji të qartë në luftën kundër korrupsionit në veçanti për çështje të mëdha, kur rezultatet e ndëshkimit lënë për të dëshiruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›