E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, një delegacion i KE-së "mësynë" në Tiranë

Para ardhjes në Tiranë, Kukan ka deklaruar se do të ishte me rëndësi që vizat të liberalizoheshin në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Megjithatë, ai ka këmbëngulur se janë kriteret ato që do të japin “pasaportën” këtij procesi.

"Koha është shumë e rëndësishme ndaj po shkojmë dhe kaq shpejt pa lajmëruar në Shqipëri, sepse liberalizimi i vizave do të kishte kuptim nëse do realizohej përpara pushimeve të verës, në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtonin lirshem. Po aq i rëndësishëm është fakti që janë dërguar 3 grupe ekspertësh në Tiranë për të verifikuar përmbushjen e kritereve dhe raportet e dy grupeve të para ishin pozitive ndaj presim që dhe grupi i fundit të ketë po ashtu qëndrim pozitiv”, tha ai për mediat. D

ynja e azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia- sipas tij- ka ndikuar jo pak për liberalizimin e vizave për Shqipërisë. "Fakti që mediat raportuan çështjen e azilkërkuesve nuk po e ndihmon situatën, përkundrazi, po u jep argumente atyre që nuk kane qëndrim te qartë pro heqjes së regjimit të vizave”, u shpreh Kukan.

Eurodeputetët gjatë vizitës në Tiranë, do të zhvillojnë takime me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtëm, Meta, ministrin Basha, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›