Aguero mungon për 10 ditë

Nga Express më 16 janar 2011 në ora 19:26
Sergio Aguero ka dëmtuar një muskul në kofshë në humbjen e Atletico Madridit me rezultat 3-1, në mesjavë në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey kundër Real Madridit, dhe do të mungojë për së paku 10 ditë, ka njoftuar sulmuesi argjentinas.
Lëndimi, që pësoi në një përplasje me mbrojtësin e Realit, Sergio Ramos, nënkupton se Aguero do të mungojë në ndeshjen e La Ligas kundër Real Mallorcas të hënën si dhe ndeshjen e kthimit kundër Realit në Calderon të enjten.
“Më kanë thënë se më nevojiten 10 ditë të rikuperimit”, tha Aguero.