Fituesit e supergares Paris- Dakar

Edicioni i vitit 2011 i Dakar ka kurorëzuar fituesit e tij. Në kategorinë e makinave triumfi ka qenë i gjithi për Nasser Al-Attiyah, i cili mundi kampionin në fuqi Carlos Sainz. Princi i Katarit bëri një performancë të shkëlqyer me makinën e tij në këtë edicion të garës më të famshme të motorsportit jashtë rruge. Në etapën e 13-të dhe të fundit, e cila u mbyll në kryeqytetin argjentinas Buenos Aires, Al-Attiyah e kaloi finishin i dyti pas Sainz, por diferenca e akumuluar gjatë garave të tjera i lejoi atij të shpallej kampion në kategorinë e makinave në këtë edicion të Dakar.
Në kategorinë e motorave, titulli kampion shkoi për spanjollin e KTM, Marc Coma. Spanjolli dominoi thuajse të gjitha etapat e zhvilluara ne Argjuentinë dhe Kili, ndërsa në garën e fundit, e cila u fitua nga holandezi Verhoeven, e kaloi finishin i pesti. Gjithsesi, Coma kishte një diferencë të madhe ndaj rivalëve të tij që i lejoi të shpallej kampion në kategorinë e motorave.
Nertan Prifti