Jones, drejt Blackburnit

Nga Express më 16 janar 2011 në ora 19:28
Mesfushori amerikan, Jermaine Jones pritet t’i bashkohet klubit nga Premierliga, Blackburn, në formë huazimi nga Schalke 04.
Pas humbjes së Blackburnit 2-0 nga Chelsea të shtunën, menaxheri Steve Kean ka thënë se marrëveshja është afër finalizimit.
Jones, i cili debutoi për Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tetor, ishte dërguar në ekipin e rezervave të Schalkes në nëntor, pasi trajneri Felix Magath ishte i pakënaqur me punën e tij.