E Diel, 1 Nëntor 2026

Allegri: Nuk kemi frikë nga Interi

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri u ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij që të mos e nënvlerësojnë Leçen në ndeshjen që zhvillohet sonte mbrëma.

“Natyrisht se kemi të bëjmë me një ekip të revitalizuar dhe nuk duhet të gabojmë së menduari se do të jetë ndeshje e lehtë. Është test i rëndësishëm edhe nëse është edhe rrugë e gjatë deri në fund të sezonit”.

“Gjashtë javët e ardhshme mund të jenë vendimtare për Scudetton. Ne nuk kemi frikë nga Interi, Roma, Napoli, Lazio dhe Juventusi. Ne jemi të fokusuar në vetvete”, u shpreh Allegri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›