E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen të dehurit

Nga Express më 16 janar 2011 në ora 19:11

Derisa po festonin Vitin e ri Ortodoks, në orën 1 pas mesnatës, katër serbë janë përleshur në mes vete në një kafiteri në fshatit Prelluzhë të Vushtrrisë, ku njëri prej tyre është lënduar për çka është detyruar ta kërkojë ndihmën e mjekut.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj serbë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete, me ç’rast viktima mashkull serb ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, togeri Besim Hoti.

Policia bën të ditur se pas intervistimit, të dyshuarit e përfshirë në këtë përleshje janë liruar, derisa ndaj tyre është iniciuar procedurë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Burime të policisë, bëjnë të ditur se të dyshuarit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›