E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero, në shitje me ulje çmimi

Sikurse bëri të ditur tabolidi anglez "Daily Mirror", Atletiko e Madridit jua ka ofruar sulmuesin argjentinas Serxhio Aguero dy skuadrave, Mançester Junajtid dhe Çelsit, për një shumë prej 40 milionë sterlinash. "El Kun" dukej në ditët e kaluara shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me klubin e Abramoviç, por në të njëjtën kohë bëhet e ditur se ka disa vështirësi në tratativat mes lojtarit dhe drejtuesve londinezë: Ndërkohë që tashmë në skenë është futur edhe Mançester Junajtid, i cili duket i vendosur për të afruar argjentinasin në "Old Traford".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›