Arsenali "kundërsulm" Barçës për Fabregas
Presidenti i Arsenalit, Pitër Hill-Vud, humbet durimin dhe ka sulmuar ashpër Barcelonën rreth spekulimeve të vazhdueshme për mesfushorin Çesk Fabregas. 22-vjeçari ka theksuar se nuk do të largohet nga "topçinjtë", por drejtuesit e klubit katalan vazhdojnë ta lakojnë si objektivin kryesor në merkato. "Jam vërtet i acaruar me Barcelonën dhe deklaratat e tyre për Fabregas janë të pakuptimta. Arsenali dhe lojtari dëshirojnë të vazhdojnë punën së bashku dhe gjithçka që përflitet është mungesë respekti", tha Hill-Vud.