E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero nuk lëvizë nga Manchesteri

Sergio Aguero e ka gjetur rehatinë në Manchester City. Sulmuesi argjentinas këmbëngul se nuk do të largohet nga Etihad Stadium, përkundër faktit se mediat spanjolle spekulojnë për një transferim të tij të mundshëm në Real Madrid, gjatë verës së vitit të ardhshëm.

“Këtu më trajtojnë mirë, kam besim tek klubi dhe tek trajneri dhe e ndiej mbështetjen e tifozëve. Jam mirë në City dhe nuk dëshiroj të largohem”, ka thënë ish futbollisti i Atletico Madridit për mediat angleze.

Ditë më parë, Aguero thoshte se nëse do t’i arrinte një ofertë nga Real Madridi, vitin e kaluar, sot do të ishte në Santiago Bernabeu e jo në Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›