Proteston mbi kupolën e Katedrales së Shën Petrit!
Marcello Di Finizio, i cili nga ora 17:00 e ditës së martë po zhvillon protestën e tij mbi tempullin e krishterimit, pasi arriti që të hipte përmes njërës nga dritareve deri në majë të një prej Kupolave të Mëdha, vendosi edhe një banderolë gjigante ku shkruhej:
''Ndihmë!!! Ndal Montit, ndal Evropës, ndal multi-nacionalizmave. Po na zhdukni të gjithëve. Zhvillimi??? Kjo është një masakër sociale''.
Marcello theksoi se protesta e tij është kundër masave shtrënguese të Italisë dhe Bashkimit Evropian.
Alex Giuzio, një mik i tij tha se Marcello zotëron një bar në plazh, por asnjë nuk i shkon.
Di Finizio ka organizuar protesta publike kundër disa planeve të ndërmarra nga qeveria italiane, ku gjatë një proteste të shkurtër në korrik, ai kërkoi një takim me ministrin e Turizmit.