E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapiteni Wolf braktis Nurnbergun

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 19:00

Kapiteni i Nurnbergut Andreas Wolf ka konfirmuar se do të largohet nga klubi gjatë verës pas 14 viteve të shërbimit.

Wolf ka shkruar një letër për tifozët e Nurnbergut për të shpjeguar vendimin e tij dhe tani do të largohet si futbollist i lirë.

Wolf shkroi: “Mund të paramendoni se kam pritur të largohem nga klubi në një mënyrë tjetër. Nganjëherë gjërat ndodhin në mënyrë siç ju nuk dëshironi të ndodhin. Në këtë fazë nuk jam në gjendje të parashikoj se ku do të vazhdoj karrierën por nuk mund të paramendoj të luaj kundër Nurnbergut tim dhe tifozëve të mi”. Wolf iu bashkua Nurnbergut në qershor 1996 si 14 vjeç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›