Aguirre ikën nëse humbet me Liverpulin
Avier Aguirre rrezikon të shkarkohet nga detyra si trajner i Atletikos së Madridit, nëse skuadra e tij humbet edhe në sfidën e Ligës së Kampioneve me Liverpulin. Në fundjavë, Atletiko u mposht në derbi nga Reali i Madridit. Ka qenë pikërisht ndeshja me kampionët e La Ligas dhe zgjedhjet e trajnerit, duke lënë jashtë formacionit Luis Garsian e Simao Sabrozën, ato që sollën pështjellim mes drejtuesve të klubit dhe tifozëve. Me sa duket, dy fitoret e para në Champions, kundër PSV-së dhe Marsejës, janë shumëzuar me zero nga presidenti Enrike Kerezo. Kjo është arsyeja përse gazeta "Marca" beson se triumfi i Liverpulit në "Vicente Kalderon", mund të shkaktojë largimin e teknikut meksikan.