Rumenige i trembet Fiorentinës
Bajerni i Mynihut do të presë sot, në mbrëmje, Fiorentinën në "Alianz Arena" dhe presidenti i bavarezëve, Karl-Hainc Rumenige, paralajmëron lojtarët e tij që mos ta marrin lehtë këtë sfidë. Kampionët e Gjermanisë duket se kanë rigjetur formën më të mirë pas fitores në fushën e Karlsruhes e tashmë i pret një sfidë e vështirë me "vjollcët", ku synojnë të thellojnë avantazhin në Grupin F të aktivitetit më të rëndësishëm në kontinent për klube. Një përballje që parashikohet të jetë mjaft e vështirë nga ish-legjenda e futbollit gjerman. "Kjo është ndeshja e parë ndërkombëtare ndërmjet Bajernit dhe Fiorentinës", tha Rumenige. "Ishim të sigurt se gjatë edicionit të kaluar në Kupën UEFA do të përballeshim në finale me ‘vjollcët‘, por ndoshta fati donte që këto dy skuadra të luanin në Champions. Ata janë një rival i rrezikshëm dhe sinqerisht e admiroj punën e drejtuesve, që brenda një kohe shumë të shkurtër ndërtuan një skuadër konkurruese". Në vitin 2002, Fiorentina u penalizua nga Federata Italiane dhe u dërgua në Serinë C2, por, vetëm në harkun e dy sezoneve, klubi u ringjit në elitë, ndërsa gjatë vitit të kaluar, ata fituan një "biletë" për të luajtur në Ligën e Kampioneve, duke fituar betejën me Milanin. "Ata janë përmirësuar së tepërmi dhe familja Dela Vale ka bërë një punë të jashtëzakonshme, vazhdoi më tej drejtuesi bavarez. Janë treguar shumë të zgjuar në merkato, duke mos shpenzuar aty ku nuk ka qenë e nevojshme. Mendoj se afrimi i Alberto Xhilardinos ka qenë mjaft i goditur. Për më tepër, ata e kanë kuptuar rëndësinë që ka ndërtimi i një stadiumi të ri në Firence dhe nëse arrijnë ta realizojnë këtë ide, besoj se kjo skuadër do të jetë pjesë e elitës së futbollit evropian".
Luka Toni - Sfida e sotme do të vendosë sulmuesin e Kombëtares italiane përballë të kaluarës. Në harkun e dy sezoneve te Fiorentina, Toni u shndërrua në lojtarin që të gjithë e njohin sot. Megjithatë, ai sot përfaqëson Bajernin dhe pohon se, nëse shënon do të festojë në mënyrë të përmbajtur. "Besoj se festimi i golit në mënyrë të përmbajtur është gjëja më e mirë", tha 31-vjeçari. "Nuk mendoj se në këtë mënyrë tregon mungesë respekti për kundërshtarët". Më tej, ai rikujton momentet e bukura me skuadrën e Prandelit, ku në vitin 2006 u shpall edhe golashënuesi më i mirë i Serisë A, me 31 rrjeta të realizuara. "Në Firence përjetova dy vite fantastike, pohon Toni, shënova 31 gola, duke thyer të gjitha rekordet. Do ta kujtoj gjithmonë eksperiencën me fanellën ‘vjollcë‘, skuadrën që më dhuroi shumë kënaqësi". Në fund, sulmuesi ka folur edhe për Champions: "Në këtë kompeticion përballesh me skuadrat më të forta. Ishte një aktivitet, ku nuk kisha luajtur asnjëherë. Realisht më mungonte, por futbolli i luajtur është i njëjtë, si në Ligën e Kampioneve, ashtu edhe në Kupën UEFA apo në Botëror".