Lipi: Mesi, më i miri në botë
Leo Mesi, Kristiano Ronaldo e Fernando Torres. Janë këta favoritët kryesorë për fitimin e të ardhshmit "Top të Artë", sipas trajnerit të Italisë, Marçelo Lipi. Pas publikimit të 30 kandidatëve nga revista franceze "France Football", vijnë dhe reagimet e para. Kush është futbollisti më i fortë në botë për momentin. "Leo Mesi", përgjigjet Lipi, i cili më pas flet edhe për kandidatët italianë, apo ata të Serisë A: "Toni po kalon një moment të vështirë. Bufon e kishte mundësinë ta fitonte vitin e Botërorit. Ndërsa Ibrahimoviç, "është një lojtar i madh, por duhet të fitojë diçka të rëndësishme në nivel ndërkombëtar, ndryshe është e vështirë".