Aguirre kërkon kreun e tabelës
Trajneri i Atletico Madridit, Javier Aguirre, është shprehur shumë i kënaqur për fitoren 4-1 të skuadrës së tij kundër Deportivo La Corunas dhe ka kërkuar nga lojtarët e tij që të vazhdojnë të luajnë në këtë mënyrë. "Tifozët duhet të jenë të kënaqur pasi që skuadra tregoi një lojë shumë të mirë. Ishte një fitore e cila na mundësoi afrimin me skuadrat e kreut". "Shpresoj të vazhdojmë të ngjitemi edhe më lartë dhe të luftojmë për vendet e para në tabelë". "Duhet të vazhdojmë punën me këtë përkushtim. Tash, pasi kemi kaluar një fazë të vështirë, është e domosdoshme që ta shfrytëzojmë këtë moment për të vazhduar tutje", është shprehur të dielën u zhvillua përballja e fundit në kuadër të javës së 13-të në Bundesligën gjermane, ku Verderi në Bremen mundi Këllnin me rezultat 3-1.Braziliani Diego hapi rezultatin në minutën e 15-të, nga penaltia, ndërsa Naldo rriti avantazhin në 2-0 në minutën e fundit të pjesës së dytë. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 48 -të, Novakoviç zbuti avantazhin në 2-1, para se Almeida të vendos rezultatin përfundimtarë, 3-1 në të mirë të Verder Bremenit. Verderi me tri pikë të reja u ndal në pozitën e 7-të me 20 pikë, ndërsa Këllni kaloi në pozitën e 10-të me 19 pikë.