Fiton Milani, humbin Napoli dhe Udineze

Milani ka fituar ndeshjen me Kievon 1-0 ne ndjeshjen e javes se 12-te te Serise A. Pas kesaj fitore kuqezinjte vendosen ne vendin e dyte, vetem me nje pike diference ndaj Interit qe mban kreun e tabeles.
Trepikeshi ne San Siro eshte marre fale golit te Kakas me 11 metersh.
Fiorentina dhe Udineze jane mundur perkatesisht nga Kaliari dhe Rexhina.
Dita e sotme ka qene negative edhe per Napolin qe eshte mundur ne Bergamo 3-1 nga Atalanta.
Katania dhe Sampdoria fituan 3-2 kunder Torinos dhe Leces, nderkohe Siena ka barazuar me Bolonjen 1-1.
Derbi kryeqytetas mes Romes dhe Lazios do te zhvillohet sot ne mbremje ne 20:30.
Pas ketyre ndeshjeve Interi kryeson Serine A me 27 pike, ne vend te dyte eshte Milan me 26, me pas vijne Juventus me 24 dhe Napoli me 23.