Irani hedh poshtë akuzat për spiunët
Irani ka hedhur poshtë raportimet se ka ndaluar 10 spiunë, që kanë hyrë në republikën islamike nga Pakistani fqinj. Televizioni shtetëror pakistanez kishte njoftuar se spiunet u ndaluan në një zonë kufitare dhe kishin me vete 500 mijë dollarë, kamera spiunazhi dhe harta të disa rajoneve. Zëdhenesi i ministrit të Jashtem iranian Hassan Qashqavi i mohoi informacionet, por pa dhene detaje te tjera. Irani ka akuzuar shpesh SHBA-ne dhe Britanine dhe po perpiqen te destabilizojne vendin duke mbeshtetur rebelet e minoriteteve etnike qe veprojne ne zonat e ndjeshme te kufirit.