E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djokovic, fiton ne Shangai

Novak Djokovic ka fituar kupen “Masters” qe u zhvillua ne Shangai, aktiviteti i fundit ne tenis per vitin 2008. 21-vjecari mundi ne finale Nikolay Davidenko ne dy sete 6-1 dhe 7-5, pas nje ndeshjeje te dominuar totalisht nga tenisti serb.

Djokovic, i cili festoi duke hedhur raketen ne tribune, ka marre trofeun e 4-te sezonal, ndersa ky i fundit eshte dhe “Masteri” i pare ne karrieren e tij.

Me fitoren ne fushen e Shangait Djokovicin ka konsoliduar pozitat e tij ne vendin e 3-te ne renditjen e pergjithshme dhe tashme eshte vetem 10 pike larg Roger Federer.

Pasi i ka dedikuar kete fitore, familjes dhe tifozeve, Djokovic ka deklaruar se sporti i tenisit nuk do te jete me lufta mes dyshes Nadal-Federer.

“Eshte shume e rendesishme per mua te mbyllesh vitin me fitore”, ka pohuar Serbi.

“Ia dedikoj familjes time qe me ka mbeshtetur dhe tifozeve te mi. Nje falenderim i vecante edhe per tifozet kineze, te cilet me kane pritur me ore jashte hotelit per te me dhene dhurata”, shtoi Djokovic.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›