E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi braktis boksin

Boksieri kosovar Luan Krasniqi eshte terhequr nga boksi profesionist pas humbjes se djeshme me ukrainasin Aleksander Dimitrenko.

Agjencia e lajmeve “Mia” ka bere te ditur se Krasniqi i cili garonte per Gjermanine, ka hequr dore nga boksi pasi humbi shansin per titullin kampion bote ne peshen e rende te versionit WBO.

Edhe pse ka dominuar ne dy raundet e para, duke e mundur me pike, 36-vjecari nga Juniku eshte terhequr ne raundin e trete pas nje goditjeje te fuqishme ne anen e djathte.

Ai eshte dorezuar duke bere qe fitorja t’i shkonte boksierit ukrainas. Krasniqi ne karrieren e tij te boksit profesionist ka fituar 30 duele, ka humbur tri te tille dhe nje here e ka mbyllur ndeshjen barazim.

Aleksander Dimitrenko, 26 vjec, eshte nje nga boksieret qe premton per karriere te suksesshme. Pas kesaj fitore ai pritet te kerkoje te ndeshet me kampionin e versionit WBO, ukrainasin Vitali Klicko.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›