Agustin Kola, djaloshi i artë i Tiranës Kola ka dalë shtatë herë kampion si futbollist me Tiranën: 1981-1982, 1984-1985, 1987-1988, 1988-1989, 1994-1995, 1995-1996, 1996-1997. Agustin Kola ka arritur të fitojë dy herë “Këpucën e artë” të

Agustin Kola (sot 49 vjeç) është një ndër sulmuesit më të shquar të Tiranës së viteve 1980-1990, duke formuar edhe me Arben Mingën, një nga dyshet më të frikshme dhe më prodhimtare të klubit më të vjetër kryeqytetas. Së fundi, Agustin Kola drejtoi skuadrën e futbollit në sallë të Tiranës, duke fituar me të titullin kampion të edicionit të kaluar. Agustin Kola ka arritur të fitojë dy herë “Këpucën e artë” të kampionateve shqiptare (madje rresht) në edicionin 1987-1998 (18 gola) dhe 1988-1989 (19 gola). Kola ka dalë shtatë herë kampion si futbollist me Tiranën: 1981-1982, 1984-1985, 1987-1988, 1988-1989, 1994-1995, 1995-1996, 1996-1997.
Agustini është thirrur shumë rrallë në përfaqësuese shqiptare, për shkak të martesës së tij vajzën e një disidenti politk, por në ndeshjet ndërkombëtare ai ka lënë gjurmët e tij të golit. Kola ka zhvilluar 22 ndeshje, duke shënuar vetëm një gol në barazimin historik 2-2 të Shqipërisë me Poloninë në “Stali Mielec”, më 31 tetor 1984 (golin tjetër e shënoi Bedri Omuri, po i Tiranës), të vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian, Angli 1996.
Goli i tij më i famshëm në kompeticionet europiane në rang klubesh është ai kundër skuadrës irlandezoveriore, Linfield, kur Kola edhe pse i rrethuar nga nëntë futbollistë kundërshtarë shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 të Tiranës (15.09.1982), në ndeshjen e vlefshme për 1/16 të finaleve të Kupës së Kampioneve (siç quhej atëherë Kupa e Kampioneve). Në Ligën e Kampioneve, Agustin Kola ka shënuar tre gola.
Kulmi i tij “ndërkombëtar” është shënimi i tre golave në ndeshjen 17 Nëntori-Larisa 3-0 (05.05.1982), ku Kola shënoi të tre golat për bardheblutë në Kupën Ballkanike në edicionin 1981-1983.
Po në Kupën Ballkanike (1900-1991), Kola shënoi golin e vetëm të 17 Nëntorit (Tiranës së atëhershme) në humbjen 2-1 me Budoçnostin e Titogradit (Podgoricës së sotme).
Në sezonin 2005-2006 ka drejtuar Tiranën, si ndihmës i trajnerit Mirel Josa, por u shkarkua më pas si pjesë e stafit të Josës, më 13 nëntor 2006. Agustin Kola është nderuar me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.
Si shumë futbollistë të tjerë edhe Agustin Kola në vitet 1990 një plejadë e tërë sportistësh të talentuar shqiptarë mbushin ekipet greke. Strakosha, Millo, Kushta, Bellaj, Xhumba, Agustin Kola, Lekbello, Josa, Bledar Kola, Barbullushi, Vasi, Pano, Ferko, Tahiri, Iliadhi, Arbëri etj, janë ata që hapin siparin e shfaqjeve në skenat greke, që do të vazhdonte më vonë me Ylli Shehun, Zhupën, Zajmin, Beqajn, Bushin, Shulkun, Fortuzin, Dalipin, Grimën, Cungun, Shkëmbin, Muratin, Salihin, Shetën, Muzakën.
E Premte, 12 Dhjetor 2008