Besa, fitore me “urrejtje”

Hyrja e lirë për tifozët u kompletua me një fitore e bujshme 2-0 të Besës ndaj një rivali të madh si Shkumbini, duke u hakmarrë edhe për atë humbje 1-0 të fazës së parë, të shoqëruar me incidente të shumta në dhomat e zhveshjes, përfshirë edhe një kontakt fizik midis deputetit peqinas Dashnor Sula me futbollistin Bekim Kuli e trajnerit të Besës, Ilir Daja.
Në një terren të rënduar nga shirat ishte Meglid Mihani, i cili realizoi me një kryevepër nga goditja standarde në minutën e 12-të. Ndeshja vazhdoi me momente tensioni, teksa gjyqtari Kridens Meta, në minutën e 30-të ndëshkoi me karton të kuq futbollistin e Besës, haitianin Herbi Fortunat, ashtu edhe atë të Shkumbinit, Daniel Ramazani për një konflikt midis njëri-tjetrit. Në minutën e 32-të sulmuesi vlonjat i Besës, Arbër Abilaliaj, mbylli llogaritë e ndeshjes, duke shënuar golin e dytë.
Shkumbini në 15 javë ka një ekuilibër të plotë: 5 fitore, 5 barazime dhe 5 humbje. Për Besën kjo ishte fitorja 14-të në 29 ndeshje historike, kundrejt 11 fitoreve të Shkumbinit.
Besa - Shkumbini 2-0
Shënues: Mihani 12′, Abilaliaj 32′
Besa: Dura, Grizha, Hoxha, Leci (Mërtiri 84′), Xhafa, Ishka, Mihani, Progni (Sakaj 67′), Kuli (Mancaku 46′), Abilaliaj, Fortunat. Trajner: I.Daja.
Shkumbini: Llani, Ramazani, Gallo, Grami, Pashaj, Bizhyti (Salliu 46′), Turdiu, Xhyra, Dervishi (Mustafaj 46′), Nora, Gjata (Gërço 58′). Trajner: G.Magani.
Gjyqtarë: K.Meta (Tiranë), F.Lamçe (Patos), A.Guçe (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Xhafa, Gallo, Mihani, Gërço, Ishka, Salliu
Kartonë të kuq: Fortunat, Ramazani
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15, 13.12.2008
Elbasani-Dinamo 2-2
Besa-Shkumbini 2-0
Lushnja-Bylisi 1-1
Tirana-Apolonia 3-0
Vllaznia-Flamurtari 1-0
Partizani-Teuta 0-0
RENDITJA PAS JAVËS 15
PIKË GSH GP
1 Vllaznia 31 23 12
2 Tirana 27 19 10
3 Teuta 24 12 8
4 Dinamo 23 18 11
5 Besa 22 16 15
6 Shkumbini 20 16 13
7 Flamurtari 20 11 9
8 Elbasani 20 13 12
9 Bylisi 17 10 16
10 Apolonia 12 13 24
11 Lushnja 12 11 21
12 Partizani 10 9 17
E Diele, 14 Dhjetor 2008