E Diel, 1 Nëntor 2026

Agustin Kola qëllon dhe kërcënon gazetarin sportiv

Një skandal i turpshëm e i shëmtuar mbyll fundjavën bardheblu. Trajneri i Tiranës, Agustin Kola, ka humbur kontrollin dhe ka goditur e më pas ka sharë e kërcënuar gazetarin sportiv të "Panorama Sport". Gjithçka ka ndodhur dje, në përfundim të stërvitjes së zakonshme të pasdites, që skuadra bardheblu zhvillon në fushën sportive "Skënder Halili". Burime pranë vendngjarjes kanë saktësuar se bëhet fjalë për një situatë që ka precipituar papritur. Madje vetë gazetari në fjalë ka pohuar se nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm me trajnerin Kola. Por s‘duket se tekniku bardheblu ka shprehur kështu mllefin e tij: Pas një komunikimi në distancë, trajneri Kola i është afruar dhe e ka qëlluar papritur gazetarin e "Panorama Sport". Konfrontimi mund të kishte precipituar, por njerëzit e gjendur në vendngjarje kanë ndërhyrë, duke e shmangur atë. Më pas, gazetari në fjalë i është drejtuar Komisariatit Nr.5, ku edhe ka bërë denoncimin ndaj Agustin Kolës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›