E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çikago, 5 të plagosur prej sulmit me armë

Pesë vetë mbetën të plagosur në të dalë të një palestre pas përfundimit të një ndeshjeje basketbolli në Çikago. U raportua se dy prej tyre qenë në gjendje kritike për jetën, ndërsa të tjerët morën plagë më të lehta. Dëshmitarët thanë se të shtënat kishin ardhur nga një makinë e ndaluar në ambientin jashtë shkollës. Nga burimet policore u mësua se të plagosurit qenë studentë dhe se incidenti mund të ketë ndodhur si pasojë larjesh hesapesh mes bandave rivale


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›