Lala, në fushë më 8 shkurt në "derbin" ndaj Skelës
Altin Lala mund të rikthehet në fushat e futbollit për një ndeshje zyrtare rreth 8 shkurtit, pikërisht për takimin që skuadra e tij, Hanoveri, do të mund të luajë ndaj ekipit të Ervin Skelës, Energie Kobus. Një lajm i tillë është bërë i njohur nga mediat gjermane, sipas të cilave, trajneri i Hanoverit, Diter Heking, beson se Altin Lala nuk mund të jetë gati për ndeshjet e Bundesligës ndaj Shake 04 më 31 janar, por mund të jetë i disponueshëm ndaj Energie më 8 shkurt. Në rastin më të keq, rikthimi i Lalës mund të bëhet ndaj Shtutgartit. Shqiptari u operua në shtyllën kurrizore pas disa problemesh fizike. Mendohet që të jetë gati për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Maltës më 11 shkurt në La Valeta. "Ne duhet të shohim sesa shpejt do të riaftësohet Lala, tha ai për "Hanovershe Algemajne Cajtung". Ndeshja ndaj Shalkes (31 janar) është shumë shpejt, por ndoshta ai do të jetë gati ndaj Kotbusit (8) apo VfB Shtutgartit".