Bençivenga: Metodat italiane te Tirana
Kishte provuar një aventurë në klubin e Tiranë para disa vitesh, por pas dështimit të shpejtë së bashku me mikun e tij, Leonardo Menekini, ishte menduar si i harruar për këtë skuadër. Mirëpo presidenti Refik Halili ka vendosur ta rikthejë sërish në klubin bardheblu. Dhe një gjë të tillë e ka bërë me një qëllim të vetëm, ndritje e nivelit teknik të stafit të trajnerëve, gjë të cilën kërkon ta shfrytëzojë për të arritur objektivat sezonalë: titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Bëhet fjalë për ish-zëvendësin e Menekinit, por që aktualisht mban postin e ndihmësit të Agustin Kolës, italianin Mauro Bençivenga. Tashmë ai pretendon se e njeh disi mentalitetin e shqiptarëve, për më tepër të bardhebluve, me të cilët ka punuar për të paktën 11-javë në sezonin 2005-2006. Prandaj, me t‘u zyrtarizuar në detyrë, është shfaqur entuziast, pavarësisht se pranon se i duhet ende kohë për të njohur në detaje të gjitha problemet e skuadrës bardheblu. Gjithsesi, këtë herë nuk dëshiron të dështojë, prandaj ka vendosur të investojë gjithçka nga vetja e tij. Ndihmësi i Kolës përsëriti me tone optimiste se shpresonte te suksesi i 23 herë kampionëve të Shqipërisë. "Shpresoj të kem sukses. Skuadrën nuk e njoh ende sa duhet, por po përpiqem të sjell metodat dhe disiplinën e shkollave italiane të stërvitjes te Tirana. Besoj shumë që këtë vullnet dhe mision timin ta kuptojnë lojtarët. Deri tani ia kam dalë mbanë mirë. Kam punuar me Kapelon dhe me shumë teknikë të tjerë të njohur në Itali dhe besoj se do të sjell edhe më të mirën nga eksperienca ime me ta këtu", tha ish-tekniku i Palestrinës në Serinë C2. Më pas, Bençivenga ka pohuar se ka marrë urimet e ish-mikut të tij, Leonardo Menekini, për rikthimin e tij te bardheblutë. Tirana do të dalë në stërvitje edhe të dielën paradite, ndërsa të hënën bën gati "valixhet" në drejtim të Turqisë, ku do të kryejë edhe fazën përgatitore. 23 herë kampionët e Shqipërisë luftojnë në të dyja frontet, si në kampionat, ashtu dhe në Kupën e Shqipërisë, pasi sezonin e kaluar e mbyllën në vendin e gjashtë, duke mbetur për herë të parë pas më shumë se 15 vjetësh pa luajtur në Evropë.
Italiani 57-vjeçar tashmë njeh më mirë ambientin bardheblu, pasi më parë ka qenë ndihmës i trajnerit Leonardo Menekinit. "Shpresojmë që ta mbyllim fazën përgatitore me shumë arritje dhe kampionatin ta nisim furishëm e me sukses. Jam optimist për gjëra të bukura këtu", theksoi ish-ndihmësi i Leonardo Menekinit. Ndërkohë, nga Italia ka zbarkuar te bardheblutë për t‘u testuar edhe një lojtar 19-vjeçar. Ai është Eno Basha, i cili vjen nga një skuadër italiane amatorësh, me emrin Borgamo.