SHBA, recesioni më i gjatë prej viteve ‘45
Recesioni që ka përfshirë aktualisht ekonominë amerikane mund të jetë më i gjati që prej Luftës së Dytë Botërore. Nga një studim i kryer bashkërisht prej 52 ekonomistësh të firmave më të mëdha financiare, akademikësh e korporatash mësohet se një farë rritjeje e dobët ekonomike do nisë të vërehet vetëm pas disa muajsh, ndërkohë që rritja nuk do kapë nivelet normale para vitit 2010. Pjesa më e madhe e ekspertëve janë të mendimit se recesioni do të përfundojë zyrtarisht në fund të vitit 2009.