E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ah, veshkat e mia!



Raporti midis mafies së mjekësisë për transplantimin e organeve dhe atij individual ka ngjitur edhe në skenë. “Ah, veshkat e mia” është një komedi dramatike dhe sarkastike e cila sjell në qendër të vëmendjes aspiratat dhe aventurat e dy personazheve ekstreme, të ndryshëm, të cilët përpiqen të mbijetojnë me nder. Me regji të Birçe Haskos dhe dramaturgji të Babis Cikliropulos, veprën u vu mbreme ne skene nga studentët e Akademisë së Arteve si Doriani Ramaliu, Devis Muka, Klodian Hoxha dhe Marsela Lena. Miqësia dhe dashuria e tyre arrin deri në sakrificë kur papritur ata ndodhen përpara dilemës nëse do t’i japin veshkat e tyre personit enigmatik ndërmjetës, për të fituar para dhe të ndryshojë jeta e tyre. Vepra flet në mënyrë komike për vetminë, për etjen e kontaktit fizik, për shfrytëzimin e njerëzve të pamundur. Është një vepër që himnizon miqësinë dhe humanizmin. Realizimi i kësaj shfaqjeje vjen si bashkëpunim i Teatrit të Metropolit dhe Akademisë së Arteve. Shfaqja do të vijë në datat 29, 30, 31 maj në sallën “Black Box”, në Akademinë e Arteve, ora 20:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›